Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e djeshme, viktimat ishin 8.
Ndërkohë që janë regjistruar dhe 425 raste të reja me Sars Cov-2.
Gjithashtu, në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se gjatë ditës së fundit janë kryer 1827 vaksinime, 3070 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 550 persona.