Për vdekjen tragjike të 32-vjeçarit, Arjan Sala, që trupi i tij i pajetë u gjet në ambjentet e magazinës së qendrës tregtare që u përfshi në flakë.
Ish-zyrtari i Policisë, dhe njëherësh pronari i kompanisë private të sigurisë, Erzen Breçani, ka reaguar për Arjan Salën, që mbeti i vdekur në tentativën për të shpëtuar jetën e personave të tjerë, në magazinën që u përfshi nga flakët pasditen e të mërkurës në Tiranë.
Breçani shprehet se veprimin e Salës, do ta kishte zili çdo punonjës policie, qoftë shtetëror apo privat, ndërsa i kërkon prefektit të Tiranës, që 32-vjeçari të shpallet dëshmor i Atdheut, dhe të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.
Postimi i plotë i Breçanit:
Miq te dashur; Doja te shkruaja i pari njeri ne emer te Kompanis Breçani Securyti per punonjesin,Pergjegjesin e sherbimit te saje Arjan Salaj por shpresa me mbajti deri ne keto momente qe pas tre dit e neteve u gjet trupi i pajet
Jemi krenar si Kompani qe kishim ne mesin tone,qe punuam per vite me rradh me nje profesionist me nje hero si Arjani, me veprimin e tij mburret familja,ne shoqeria dhe i gjith opinioni Kombetar
Krenar per vepren tende per ty Arjan Salaj.
Veprimi heroik qe dhe jeten per shpetimin e punonjesve te magazines dhe te qindra qytetareve ty te ben Deshmor te Atdheut dhe ti si punonjesi shembullor i Breçani securyti qe me veprimin tend ashtu sic duhet te veproj cdo punonjes Sigurie qe te kryej te mundesoje evakuimin e njerezve ne objekte qe bien zjarridetyre qe e kreve me se miri jo vetem duke rrezikuar jeten tende por duke dhene jeten tende te shpetosh jeten e shum punonjesve e qytetareve te vendit tend
Do e kishte zili cdo polici si shteti si private edhe policit e cdo vendi te Botes te kishte nje njeri te till ne gjirin e saj nje punonjes policie i cili sakrifikoj veten per te tjeret, ti e kalon krahasimin e nje polici qe humb jeten ne nje operacion Policor pasi shpetove shum e shum punonjes e qytetar te vendit tone
Ne si Kompani do i kerkojme, propozojme Perfektit, Keshillit te Qarkut qe te jepet titulli i larte Deshmor i Atdheut dhe trupi jot te mprehet ne varrezat e deshmoreve te Kombit.
Familjes se Arjanit, nenes,babait,femijes tre vjecar,gruas,vllezerve e gjithe te afermve te tij i shprehim ngushellime per humbjen e madhe te Arjanit
Sot i mungon cdo kujt HEROI yn rrespekt perulje per Punonjesin e BREÇANI SECURYTI
LAVDI PAÇ ARJAN SALAJ