osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja e shkuara e 28 emrave që KQZ ka çuar në prokurori! Dëbimet në Gjermani, Itali e Francë, dënimet për vjedhje, korrupsion e fshehje pasurie

Ja e shkuara e 28 emrave që KQZ ka çuar në prokurori! Dëbimet në Gjermani, Itali e Francë, dënimet për vjedhje, korrupsion e fshehje pasurie

Zbardhet e shkuara e 28 emrave të kandidatëve për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe që kanë përfunduar në prokurori.

Gazeta pak ditë më parë publikoi detaje nga formularët e dekriminalizimit për disa nga kandidatët e partive politike që garojnë në këto zgjedhje, ndërkohë që tashmë ka siguruar formularët e 28 emrave që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar në institucionin e akuzës për verifikime të thelluara.

Po çfarë kanë shënuar kandidatët në fjalë në formularin e dekriminalizimit dhe kush është e shkuara e tyre? Kështu, festivalin e kandidatëve që kanë përfunduar në tryezën e njësisë së dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme e hapin emrat që janë dëbuar nga vendet e huaja për arsye nga më të ndryshmet.

Më konkretisht në listën me 28 emra, është Elsa Voka, e cila është kandidate e koalicionit “ABEOK” në Qarkun e Beratit, ndërkohë që ajo shkruan në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ se në vitin 2015 është dëbuar nga Gjermania, pasi ishte azilante.

Një tjetër emër, për të cilin prokuroria do të nisë hetime të thelluara është ai i Arbër Arifaj. Ky i fundit është kandidat i LSI për Qarkun e Kukësit, ndërsa në formularin e dekriminalizimit shkruan se në vitin 2015 është dëbuar nga Franca. Po ashtu edhe Boris Shakaj, kandidat i Partisë Nisma Thurje për Qarkun e Tiranës, sipas në formularit të dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se është dëbuar nga Zvicra, pasi i është refuzuar azili.

Ndërkohë, personi tjetër, i cili është shpallur i padëshiruar nga një vend i huaj është Tom Doshi. Ky i fundit është kandidat i Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës dhe Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa është shpallur “Non Grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Të dënuar për vjedhje, rrahje e fshehje pasurie

Por një tjetër emër që ka pasur “probleme” me ligjin, është Ferdinand Aligjoni. Ky i fundit është kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Vlorës dhe sipas formularit të dekriminalizimit të dorëzuar pranë KQZ, rezulton i dënuar në vitin 1989 dhe në vitin 2018. Në vitin 2018 është dënuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa është ndaluar dhe në Torino për verifikim ku deklaron se ka dalë i pafajshëm. Ndërkohë, sipas formularit të dekriminalizimit që disponon gazeta, Durim Hoçja, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, rezulton se është proceduar në vitin 2014 për plagosje, por që çështja në ngarkim të tij është pushuar. Më tej, në prokurori ka përfunduar edhe Ido Pashaj.

Ky i fundit është kandidati i koalicionit “ABEOK” në Qarkun e Fierit dhe sipas formularit të dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se ka ndryshuar emrin nga Xhevdet në Ido. Po ashtu, në formular zoti Ido Pashaj shkruan se është dënuar me 6 vite burg për Agjitacion e Propagandë. Ndërkaq, kandidati Ido Pashaj në formular shkruan se është dënuar me 21 muaj burg edhe nga viti 1997-1999 në Itali për veprën penale të rrahjes, ndërsa thekson se është dëbuar gjithashtu nga shteti italian për shkak të dokumentacionit.

Nga ana tjetër, prokuroria pritet të nisë hetimet për të shkuarën edhe për Artan Bitrin, i cili është kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit. Zoti Bitri në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkruan se ka ndryshuar emrin nga Ergin në Artan dhe është dëbuar për 10 vite nga Itali. Ndërkohë, hetime prokuroria pritet të nisë edhe për Leonard Beqirin. Ky i fundit është kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, ndërsa në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkruan se është proceduar nga policia në Gjermani në vitin 2004, pasi ka dhënë të dhëna falso sa u takon gjeneraliteteve.

Madje, zoti Beqiri nuk është një emër i panjohur, pasi ai rezulton se ka qenë nën hetim nga Prokuroria në vitin 2011, ndërsa akuzohej se ishte i përfshirë në skandalin prej 70 mijë eurosh me eprorin e tij, ministrin e ndjerë të Ekonomisë, Dritan Prifti. Leonard Beqiraj fliste në video për 100 mijë euro, nga të cilat 30 mijë euro ia kishte dhënë dikujt dhe se i kishin mbetur edhe 70 mijë. Në bisedën e tyre përmendeshin disa emra, por akuza e ngritur ndaj tyre nuk u provua kurrë. /RIGELS SELIMAN