Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mbrëmjen e sotme pamje nga punimet për spitalin e Fierit, i cili pritet që të hapet javën e tretë të prillit.
Rama ka publikuar një video nga dita e 72-të e punimeve dhe duket se godina po shkon drejt përfundimit.
Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.
Ndërtimi këtij spitali, i financuar nga Turqia, shtrihet në një hapësirë prej 50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.
<