Luan Bregasi, në një takim me kryeministrin Edi Rama, ka propozuar idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve, për të pasur mundësi që t’u shërbejnë turistëve të huaj që do të vijnë gjatë verës në Shqipëri.
“Po heq njërën maskë, se kam dy, njërën do e mbaj se kam frikë. Qeveria Rama do të mbahet mend për fokusin e veçantë që i dha formimit të arsimit. Beteja kundër informalitetit.
Unë kam investuar në Durrës, por në fillimet e mia nuk kam investuar me dëshirë. Hoteli që kam unë, ka moshën e dy mandateve të PS-së. Kolegë të mitë më pas bashkë me mua, nuk dinim se çfarë ta bënim atë godinën buzë detit, nuk mendonim se do ia shikonim hajrin.
Mendova njëherë ta bëj spital, një herë azil pleqsh…por e bëra hotel dhe na doli ndryshe. Ky investimi që mendohet të bëhet nga kompania arabe, unë e kam ndjekur në televizor zotërinë dhe duhet t’i kesh bërë ndonjë gjilpërë atij personit.
Sepse gati e tha troç, që po më sjell Rama në Shqipëri. Unë mendoj tu themi të gjithë turistëve të huaj që në hotelet shqiptare do të kenë të gjithë stafin e vaksinuar.
Të vijnë turistët e vaksinuar dhe ne të kemi stafin e vaksinuar, nuk ngjit shumë kjo si ofertë turistikë. Më tha një sipermarrës, hajde të të regjistroj roje tek spitali që të bësh vaksinën. Ta dini po vdiq një sipërmarrës, vdes sipërmarrja e tij”, tha ai.
Bregasi theksoi se shteti duhet të ketë shërbime të tjera për hotelet që janë korrektë me deklarimet e akomodimeve dhe rezervimeve.
“Në këto tetë vite të qeverisë Rama, biznesi përgjithësisht por turizmi në mënyrë te veçantë është ndier mirë. Qeveria Rama do mbahet mend për fokusin e vecantë që i dha sektorit të turizmit, e dyta për fokusin e vecantë që i dha arsimit dhe formimit profesional dhe së treti betejën që kemi bërë kundër informalitetit në ekonomi. Kanë qenë tre rrugë të rëndësishme që e kanë fuqizuar sipërmarrjen private.
Biznesi sa më të ulëta ti ketë taksat aq më shumë deklaron se ne po shkojmë drejt formalizimit. E para përvec akomodimit dhe shërbimet e tjera për një grup hotelesh që shteti ka parë që e deklaron 100% akomodimin mund t’i bëjë e shërbimet e tjera sic janë baret e restorantet, se na ngatërrojnë, na përzihet ndonjëherë”, tha Bregasi.
Kryeministri Edi Rama tha se ideja e sipërmarrësit Luan Bregasi do të diskutohet dhe do të shqyrtohet “me dashamirësi’.