Mjekësia ka evoluuar ndër vite dhe sot, falë edhe zhvillimit të teknologjisë është në gjendje që të transplantojë të gjitha organet e trupit, përveç njërit.
Bëhet fjalë për trurin, një organ për të cilin edhe vetë mjekët dhe neurologët thonë e njohin ende shumë pak.
Por, puna për ta transplantuar edhe këtë organ ka nisur prej kohësh, megjithëse pak është arritur deri më tani. E mes grupit të studiuesve që ndërmarrin të tilla eksperimente radikale është edhe ai i ngritur nga Universiteti i Jalës, i udhëhequr nga doktori Nenad Sestan.
Sestan paraqiti para Institutit Kombëtar të Shëndetit në Mariland përfundimin e një eksperimenti të pazakontë të kryer tek derrat.
Ai thotë se arriti që të mbajë të gjallë për pak më shumë se 36 orë trurin e derrave pasi u kishin prerë kokat dhe e gjitha kjo duke përdorur një teknologji të furnizimit me gjak të pasur me oksigjen të materies gri.
Sestan thotë se me pak punë mund të arrihet që truri të mbahet i gjallë pafundësisht dhe eksperimenti i kryer me kokën e derrave është një hap i madh përpara drejt ditës kur e njëjta gjë të bëhet edhe me njerëzit, duke u ruajtur trurin dhe më pas transplantimin e tyre.