Doktor Titus Bradledy 42-vjeç dhe Noemi Gergely 28-vjeç u arratisën një vit më parë për t’i shpëtuar burgut pasi vodhën lekët e stafit dhe taksat prej 4 vitesh.
Ata ikën drejt të ashtuquajturës parajsë mbi tokë Cape Verde, nga ku policia i gjeti të dy të vdekur në banjon e shtëpizës ku ata po qëndronin.
Të dy ishin vrarë me nga një plumb në kokë dhe dyshohet se pas një zënke partneri i 28-vjeçares vendosi që asnjëri nga të dy të mos jetonte.
çifti kishte vetëm 2 ditë që gjendeshin në atë shtëpizë, dhe menaxheri i resortit ku ata po qëndronin tha se deri atë ditë nuk kishte vënë re asgjë të çuditshme tek çifti i sapo ardhur.
“Atë ditë ata dolën xhiro si gjithmonë dhe u kthyen në 5 pasdite. Kur erdhën për të ngrënë në restorant, gruaja i tha njërit nga stafi jonë që partneri saj e kishte goditur”,- rrëfeu menaxheri.
“Dëgjuam të bërtitur dhe të shtëna që vinin nga dhoma e çiftit se dëgjoheshin deri këtu poshtë të bërtiturat e tyre, dhe kur shkuam për të kontrolluar i gjetëm të dy të vdekur në vend në banjo, dhe qeni i tyre pranë, por ai ishte gjallë”,-përfundoi menaxheri
Policia arriti disa minuta më vonë, por nuk mendojnë ta zgjerojnë hetimin se të gjitha provat flasin për krim në çift. Përshtati Shqipëria Ime