osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zjarri në qendrën tregtare: Shefi i sigurisë u bllokua në magazinë pasi shpëtoi 25 punonjës të tjerë

Zjarri në qendrën tregtare: Shefi i sigurisë u bllokua në magazinë pasi shpëtoi 25 punonjës të tjerë

Pasditen e së mërkurës u raportua se një magazinë e katit të nëndheshëm të një qendre tregtare në mbikalimin e Kamzës, ishte përfshirë nga flakët.

Magazina me një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë, ku dyshohet se ka mbetur i izoluar prej 16 orësh shefi i sigurisë Arjan Sala, i ishte dhënë me qera një subjekti privat për tregtimin e rrobave.

Pasi ka rënë zjarri, një punonjës ka lajmëruar në radio për flakët dhe është përgjigjuar 33-vjeçari Arjan Sala, i cili ka shkuar drejt vatrës me një bombël fikëse.

Mësohet se për pak sekonda zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme dhe Sala nuk është kthyer më pas.

Ai mbeti i bllokuar dhe humbi kontaktet me familjarët pasi shpëtoi 25 punonjës të tjerë.

Edhe pse forcat zjarrëfikëse kanë vijuar punën për 15-16 orë pa ndërprerje, ende nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë të shefit të sigurisë, 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili dyshohet të ketë mbetur në katin e nëndheshëm të magazinës, e cila vazhdon të digjet edhe sot.

Drejtori i forcave zjarrëfikëse, Shkëlqim Goxhaj, është shprehur se ndërhyrja është bërë nga brenda objektit që në fillim, por izolimi i zjarrit është tepër i vështirë.

Ai ka theksuar se puna mund të vijojë me ditë, pasi raste të tilla ku digjen materiale plastike në një ambient të nëndheshëm janë me rrezik dhe ndërhyrja bëhet me aparatura të veçanta.

Forcat zjarrëfikëse janë ndihmuar edhe nga forcat e kërkimit të minierave dhe gjithashtu në zonën e qendrës tregtare ka mbërritur edhe një automjet ujëhedhës nga Kamza.

Një nga startegjitë që është përdorur për të reduktuar flakët dhe tymin ka qenë edhe hapja e pusetave, por situata dhe ndërhyrja mbetet e vështirë për të ndërhyrë pasi flakët vijojnë të jenë prezente.