Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht ditën e nesërme fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Fushata do të nisë në orën 18:00, me një miting në sheshin ‘Skënderbej’, për të vijuar më tej në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.
Po si do të zhvillohet fushata nesër?
Burimet nga PS bëjnë me dije se rreth 150 veta do të jenë në shesh ndërsa hapja e fushatës do të ndiqet nga të tjerë në ZOOM.