Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ishte në Kamëz së bashku me kryeministrin Edi Rama për të parë procesin e vaksinimit të mësuesve me AstraZeneca, ka dhënë edhe një lajm duke thënë se nga java tjetër pritet të mbërrijnë vaksinat kineze në vendin tonë.
Manastirliu ka thënë se sot finalizohet akti normativ për marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.?., sipas të cilës, Shqipëria do të përfitojë vaksinat kundër COVID, të prodhuara në Kinë.
“Sot finalizojmë aktin normativ për distributorin që kemi autorizua. Sot përmbyllet. Dhe besoj që nga java tjetër fillojmë vaksinimi masiv”, tha Manastirliu.