Irena Gjoka zgjidhet nënkryetare e Gjykatës se Posaçme. Gjoka u votua në mbledhjen e gjyqtarëve të kësaj gjykate pas dekretimit të ish-kryetarit Sandër Simoni në Gjykatën e Lartë.
Për pozicionin e nënkryetares, që ka edhe atributet e kryetarit aktualisht, kandidoi Gjoka dhe Ilirjana Olldashi.
Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Që prejdhjetorit të vitit 2019 , ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjoka njihet si një nga gjyqtaret që mori vendimin për dënimin e përjetshëm të autorit të masakrës së vitit 2009 ku u vranë 4 policë, Dritan Dajti. Po ashtu ka qenë edhe gjyqtare e çështjes së Saimir Tahirit.