Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur ndër të tjera edhe në lidhje me marrëveshjen e detit.
‘Greqia ja ka dalë të imponojë çështjen e detit, sepse më shumë flitet për këtë çështje se sa të gjithë paketën e çështjeve që kemi me Greqinë. Edhe pse jemi dy vende anëtarë të NATO-s kemi ligjin e luftës. Greqia është ende në luftë me Shqipërinë, për të kaluar tek çështja çame dhe tek deti’, u shpreh Bushati.
Sipas Bushtit, Shqipëria ka mjaft specialistë në këtë fushë.
‘Shqiptarë që jetoni jashtë atdheut, na kanë mbështetur pa asnjë përfitim. Ne duhet të dimë se për çfarë do të shkojmë në Hagë’, tha Bushati.
‘Në gjykatë nuk do të shkohet për të ndarë detin. Palët në gjykatë do ti thonë se për disa çështje kemi rënë dakord dhe ne kemi këto pikëpamje. Më pas gjykata merr një vendim.
Ende nuk dihen çështjet e sakta për të cilat do të shkohet në gjykatë’, është shprehur Bushati në një intervistë.