Presidenti rus Vladimir Putin është vaksinuar kundër koronavirusit, duke inkurajuar rusët të cilët hezitojnë, që të vaksinohen.
BBC shkruan Putin zgjodhi që të vaksinohet me dyer të mbyllura, gjë që ka çuditur qytetarët për shkak se atij i “pëlqen” dalja par kamerave. Kremlini nuk ka specifikuar se cilën vaksinë ka marrë Putin.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se qëllimi ishte që të nënvizonte se “të tre vaksinat ruse janë absolutisht të besueshme, shumë të mira dhe efektive”.
Gjatë një interviste për BBC, Peskov kundështoi sugjerimin se nëse Putin do të vaksinohej para kamerave do të bindte skeptikët të vaksinoheshin. Ai tha se rusët duhet të besojnë tek fjala e Kremlinit edhe pse nuk e panë Putin duke e bërë vaksinën.