Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
78-vjeçari, presidenti më i vjetër ndonjëherë i zgjedhjet në SHBA, teksa po ngjiste shkallët e avionit presidencial ‘Air Force One’ me mundim arriti në majë të shkallëve për të dhënë përshëndetjen e tij pasi jo një herë por plot 3 herë u rrëzua teksa ngjitej.
Donald Trump akuzoi mediat amerikane se nuk treguan vëmendjen e duhur për rrëzimin presidentit Joe Biden nga shkallët e avionit presidencial, duke hedhur hipotezën se zv.presidentja Kamala Harris do të marrë shumë shpejt drejtimin e Zyrës Ovale.
“Ai rrëzim ishte i tmerrshëm. Në fakt ishin 3 rrëzime dhe nuk u përmendën nga pjesa më e madhe e mediave”, u shpreh presidenti Trump. “Kjo është diçka shumë e tmerrshme. Nuk ka më liri shtypi”, shtoi ai.