Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komentoi dje numrin 6 të kësaj force në fletën e votimit, pas shortit të hedhur nga KQZ. Kryemadhi e lidhi me krijimin e botës dhe tha se edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin.
Pas kësaj deklaratë të Kryemadhit ka ardhur reagimi ironik i juristit Romeo Kara, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se numri 6 i rri pak i vogël doktoreshës.
“Kjo shpjegon numrin 6 sipas terezise se saj, por kesaj gjashta i rri pak e vogel.
666 duhet t’i rrije fiks doktor’rreshes.”, shkruan juristi.
Ndërsa në një postim të dytë Romeo Kara shkruan: Xheloz pse Zoti krijoi njerezine, Shejtani krijoi LSI-në. Voto bandën Nr.6!