Projekti i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të jetë një investim i cili ruan godinen historike dhe rindërton nga themelet shtesën e demtuar nga tërmeti, theksojne burimet nga ky maternitet per Lexo.al.
Ky maternitet po rikonstruktohet dhe zgjerohet dhe eshte projekti me i madh qe nga koha Italise.
Ajo qe po ndodh, sipas burimeve prane maternitetit në fakt është:
-Do të prishet shtesa e maternitetit qe do behet e re, sepse shtesa e demtuar nga termeti ka dale e pariparueehme me akt te institutit ndertimit.
– Godina e vjeter ruhet plotesisht (riparohet)
– Rriten kapacitetet me 50%
– Ndertohet qendra e pare e prematuritetit ne shqiperi
Godina e vjeter do të rikonstruktohet dhe do te jete si me poshte:
Shtesa e mevonshme (e demtuar nga termeti) qe po rindertohet do te jete edhe ajo me te njejtin model si godina historike.
Me anë të këtij projekti do të rriten me 50% kapacitetet e maternitetit. Materniteti i vjetër i Tiranës pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2021.
Nga ana e saj dhe Drejtoresha e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ Eliona Demaliaj ka reaguar pas akuzave nga ana e opozitës lidhur me rindërtimin dhe zgjerimin e spitalit.
Demaliaj shkruan se fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e maternitetit është një moment shumë i rëndësishëm së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe fëmijët, më pas për vetë stafin mjekësor.
Sipas saj ky projekt ruan autenticitetin e godinës historike, duke theksuar se do të rindërtohet dhe zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti. Ndërsa godina kryesore do të rehabilitohet, ajo thotë se do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike të saj.
“Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe fëmijët.
Ky projekt ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet dhe zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.
Pjesa e shembur që do të ndërtohet, ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të orsalindurit. Ndërsa godina kryesore do të rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike të saj.
Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë por edhe do të dyfishohen kapacitetet, gjë që është mëse e nevojshme”, thotë ajo.
Ndersa Kryeministri Rama ne date 2 mars shkruante: