Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ironizuese për kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Spiropali e krahason Bashën me personazhin e njohur në filmin e humorit Borat. Video-montazhin e ka shoqëruar me një këngë.
Jo vetëm kaq, por Spiropali ka bashkëngjitur në video edhe momentin kur Lulzim Basha këndon himnin e flamurit.
Vizitat e tij nëpër qytetet e Shqipërisë ku po bën edhe fushatë, Spiropali i ka krahasuar me skenat e humorit në film.
“B. vs B.”,- shkruan Spiropali bashkëngjitur videos.