osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Në Norvegji kryeministrja vendoset nën hetim…theu rregullat e Covid! Në Shqipëri Monika me “monarët” dhe Luli me “lularët” i thyejnë çdo ditë qëllimisht…drejtësia hesht

Në  Norvegji kryeministrja vendoset nën hetim…theu rregullat e Covid! Në Shqipëri Monika me “monarët” dhe Luli me “lularët” i thyejnë çdo ditë qëllimisht…drejtësia hesht

Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg është vendosur nën hetim për shkak të shkeljes së rregullave të Covid. E gjitha kjo për shkak të festimit të 60-vjetorit në muajin shkurt kur u mblodh për të festuar së bashku me familjarët e saj.

Kjo situatë nxiti protesta për të cilat Solberg reagoi në “Facebook” duke shkruar: “Kërkoj falje që shkela rregullat anti-Covid. Nuk duhej të kishte ndodhur.’

Lidere e partisë konservatore që nga viti 2004, dhe kryeministre që nga 2013, Erna e Hekurt, e cila shpesh krahasohet e Margaret Thatcher, u vlerësua shumë për mënyrën se si menaxhoi pandeminë në vend.

Por kjo ngjarje mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e 13 shtatorit. Ndërkohë në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e saj.

Norvegjia ku jetojnë më shumë se 5 milion banorë, ka regjistruar mbi 84 mijë raste me Covid dhe 648 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa aktualisht janë vaksinuar më shumë se 735 mijë norvegjezë.

Kurse në Shqipëri e turpshme, skandaloze dhe e rrezikshme sjellja e dy politiqenësh që për të lehur lart e poshtë, mbledhin turma me dhjetra vetë, pa maska, duke tentuar në menyrë të qëllimshme rritjen e infektimit, për të pasur sa më shumë viktima dhe për ta vendosur shëndetësinë në kolaps, për të vetmen arsye …për të bërë fajtor Edi Ramën.

Mirëpo, më skandaloz është mosreagimi i organeve të drejtësisë, duke mos e marrë seriozisht vendimin e qeverisë “Për disa masa të jashtëzakonshme në kushtet e pandemisë.

Kjo gjë nuk ndodh as në vendin e zuluve, por siç duket ularët, monarët dhe zagarët e pushtetit i’a kalojnë edhe Zululandit për guximin e tyre duke u tallë edhe me ligjbërsit edhe me ligjzbatuesit edhe me qytetarët që u rrezikojnë jetën çdo ditë./Ekskluzive.al