Sharon Stone, sot 63 vjec, bën disa rrëfime të papritura në librin e saj të kujtimeve, i cili tashmë mund të porositet edhe online.
Aktorja flet aty edhe për momentin kur iu kërkua të filmonte skenën e famshme te “Basic Instinct”, pa të brendshme.
Regjizori Paul Verhoeven, sic shkruan ajo, e gënjeu që të filmonte pa mbathje, duke i thënë se do të ishte me këmbë të kryqëzuara, dhe se ato reflektonin dritën e nuk dukeshin mirë në kamera.
“Askush nuk do të shohë asgjë, dua që të heqësh mbathjet sepse e bardha e tyre kthen pas dritën”, i kishte thënë ai.
Sharon kishte pësuar një lloj shoku kur e ka parë skenën më pas të filmuar.
“E qëllova Paul me shuplakë në fytyrë dhe ika, shkova tek makina dhe telefonova avokatin tim, Marty Singer.
Nuk ishte e ligjshme të më filmonte ashtu”, thotë ajo.
Pastaj megjithatë kishte marrë një vendim të papritur, pasi kishte ndjerë dhe një lloj detyrimi përpara regjisorit që e kishte mbështetur shumë deri në atë moment të karrierës.
“Isha thjesht një aktore, një femër, cfarë mund të bëja? Por kisha mundësi zgjedhjeje.
Kështu që u mendova, e u mendova dhe në fund, e lejova skenën të transmetohej.
Përse? Sepse kjo ishte gjëja më e drejtë për të bërë ndaj filmit dhe ndaj vetë personazhit”, shprehet Stone.
Duhet thënë se ajo skenë, në fakt e ktheu Sharon Stone në një ikonë të pavdekshme, pasi edhe sot e kësaj dite, konsiderohet si një nga skenat më të famshme në historinë e Hollivudit.