Kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të postimit në Instastory ka treguar një ndër 100 arritjet e qeverisë mandatin e dytë.
Video e tij po bën xhiron e rrjetit dhe mbarë botës/ Çfarë po ndodh në vendin tënd në këto momente? Zuckerberg mbetet pa fjalë dhe i dërgon mesazh të riut shqiptar
“Është koha për të rinjtë”, shkruan kryeministri.
Teksa na ndajnë 41 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e të rinjve të cilët përfitojnë shërbime falas ose të reduktuara përmes kartës së studentit.
Më pas ai ka faktuar se 55 mijë studentë përfitojnë sot shërbime falas, ose të reduktuara përmes kartës së studentit, duke e krahasuar edhe me vitin 2013 që numri ka qenë 0.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama në fund.