Pas më shumë se 4 vitesh jashtë politikës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në detyrë.
Teksa ka publikuar një video me foto nga koha kur ishte ministër i Brendshëm, Tahiri bën me dije se sot si 4 vjet më parë mbylli këtë detyrë duke u larguar pabesisht dhe poshtërsisht për t’u dorzuar padrejtësisë shqiptare duke kënaqur lukunin e hienave që nuk gjenin qetësi me shkëlqimin e policisë nënë drejtimin e tij, ku sondazhet e ringritën policinë si struktura më e besueshme me 67% të votave të shqiptarëve nga 23% që na e la Saliu dhe Luli me shokë dhe me simotrën e Kolumbisë Lazaratin në kufi me Greqinë.
Postimi i Saimir Tahirit:
Sot 4 vjet me pare, mbylla detyren time si Minister i Brendshem. Eksperienca e jetes, me shume dashuri e pasion, dhe plot arritem.
Faleminderit me shpirt djemve e vajzave qe punuan krah meje ne Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit.
Faleminderit ty qe besove! Faleminderit dhe ty qe kritikove! Na bene te gjitha mire!
Gezuar diten e veres!/Tellalli.al