Nga Akil Ylli
Kur shqiptaret ne votimet 2013, ja hoqen mundesine Familjes, te diktonte fatin e tyre, dhe Qoftlagun e damkosen perfundimisht, si minvenesin e demokracise dhe varrmihes i ekonomis, ai u detyrua te shpall publikisht, se largohej pergjithmone nga çdo funksion. Por nuk harroj ti mallkonte, qe politikes do ti ngjishej si rrodhja, dhe do ta mbante peng opoziten, per te mbrojtur interesat e Familjes. U betua, qe shqiptareve, do tu a hiqte pergjithmone knaqsine, qe ai tu lexonte, leter-dimisionin!
Nje te thene e nje te bere! Fale dhuntive te mbinatyrshme te Poshtersise, gjeja e pare qe i shkoj ndermend, ishte, ti linte Demokracis, litarin jashte. Nga cilindri, nxoi dylberin e tij politik, qe e bija e kishte futur nga dera e pasme e Shqupit, me çils kopil, dhe e emeroj, Qehaja te Shqupit. Zgjedhja me perfekte, mes kurikulimzinjve te oborrit. E kemi pare, se çfare katastrofet u ka lene pas shqiptareve, sa here ja kane dhane te shtymen Familja, ne krye te dikastere te ndryshme, per nevojat e saj. Institucionet e Shtetit, u detyruan te pershkonin Rrethet e Ferrit, nen drejtimin e Lulashit. Zot na ruj, prej kti sherr-budallet!
Megjithate, edhe pse eshte hajvan, kjo s’do te thote, qe eshte deri ne ate pike, sa hajvanlllekun t’ja mbaje peng Familja, gratis. Ne kembim, ka mare liçence, te fuse duart ne arken e shtetit, kur t’dune e sa here t’dun. Edhe neqoftese nuk din, ka kush e mson!
Dhe ja ku gjendemi sot, perpara se njejtes alternative, me te njejtit shakllabane institucionale, me po ata hajdute te sprovuar, si invazore barbare, dhe i njejti konglomerat politik, qe operon si armate e blindume, Antishtet. Kerkojne perseri pushtetin, edhe pse shqiptaret, ja u kane skuqur veshet, me nje milion shuplaka, disa here rresht. S’kane faj mor, sa ashte fryma, njaq ashte edhe uzdaja!
Mirpo ky nuk eshte rasti, kur nxansi del me i zoti, se msusi. Lulashin e ka fal Zoti, sakat mental. Te paafte me shkapercy, pragun e çirakut!
Por ama, duhet ta pranojme, qe Lulashi ndryshe nga ai stan xhagajduresh, pa pik lezetit, ashte shume i shyretshem. A i kane lezet marrinat atij, a si kane kujt! T’knaq kret!
I ngriime nen kostum, si karabullak i knaqun; tuj shpervjel buzqeshje vend e pavend, i hek siguresen mutrolozit propogandistik, e nis e mitralon broçkulla premtimesh te atilla, qe edhe vet Perendia, sado qe ta torturojne, nuk do te pranonte kurre, t’ju dilte per zot.
Fillimisht, mori persiper, me rehatu çdo shqiptare. Tuj fillu, prej atij ne gop te s’ams, e deri te ma i vjetri. Si perfundim, mbas tere atyre batareve, qe shprazte n’hava kuturu, ajo qe kuptuam, ishte, se shqiptarve s’do tu mungonte me asgje. Pjerdhi mrend, vendeve skandinave. I gjithe sekreti i kesaj mrekullie, qendronte i fshehur, tek sistemi i taksimit te sheshte, 9%. Te numri 9, ai baladave. Qe sa here e patem fatin ta provojme, na hapi plage te tmerrshme. T’keqen e 9 varrave te Gjergj Elez Alise, me i marre e me i puth n’ball!
Sipas Lulashit, duke e tatuar i grime, biznesin me zhiro deri 140 milion, i cili perfaqson 90% te bisneseve ne total, kur aktualisht kjo kategor ne fakt, nuk i paguan asnje kacidhe shtetit, ata do te ndjehen çakerrqef, dhe do vrapojne te zene radhen, kush te paguaj i pari, Taksen e Lumturise. Kurse oligareve te mallkuar, qe ja u ka ba bene ka here, ka per t’ja u futur te dyja kamt, ne nje kpuc. Do tu a mbledhe rrypat, dhe nga 15% e siper qe tatohen, do i marri ne pik te qafes, do i beje te paguajne, 9%. Ma zi se kaq, s’ka ça ju ban!
Si arithmetikan i forte, i ka ra lapsit, dhe me ndihmen e koefiçentit lulashian, ani pse do ta ule kontributin e pensioneve, nga 28%, ne 18%, pensionistet do te dalnin te fituar, sepse sipas kalkulimeve te tij, pensionet do te rriten çdo vit, me 5% e perpjet. E t’lumt krahi Luash! I bane rehat pensionistat!
Me prespektiven e arsimit, s’ja vlen me u marre. E ka ba lamsh, me gafa. Kemi veç nje lutje: Aman o Lulash, ban si t’dush, por, mos na i ndryj ma, universitetet neper kioska!
Mbasi Lalashi i rregulloj mire e mire, punet perbi toke, ju fut me me zell me sistemu edhe ato nentoke. Tha, se TEC-in e Vlores, do ta kthente ne qendren ballkanike te gazit. Prej aty, nepermjet rrjeteve te nendheshem, fillimisht do te gazifikonte zonat industriale, e pastaj dhe abonentet e perveçem. Ba mu ba rrjeti, me lidhsa kpucsh, si bjen fjale n’tok!
Por mbasi i vuni pikat permbi “I”, njerit prej elemeteve te ngurte universal, s’kishte si te linte ne hava, pa i dhane nje dore sistemimit, edhe Havas. Ju a beri te njohur te gjithve, qe sapo te behej kryeminister, Diellit do t’ja zinte gjitha shtigjet, dhe do kapte rob, nepermjet paneleve diellore, qe do mbinin si kpurdhat, mbas shiut. Pas ketij disiplinimi te pashembellt, hajrin do t’ja shihte sektori i turizmit. Ata moren siguri prej Lulashit, qe do te ju a zgjaste sezonin turistik. Ky ishte sihariqi i dyte madh, pas atij te Xhaferit, qe ju kishte dhene siguri, qe do te permirsonte cilesine e rrezatimit diellor, dhe nga sot e tutje, s’do kishin me nevoje te shpenzonin, per te blere kos e varja antisolar. Amen|
Me pak fjale, ju tha shqiptareve, qe ti harrojne akuzat ndaj tij, sepse demtojne 5 milion shqiptaret ne Shqiperi, plus 5 milion ne Kosove, dhe 7 milion te tjeret, te shperndare neper bote. Do ta beje diten, nate. per te rikoperuar 8 vitet ë humbura, gjatë këtyre 4 viteve. Studenteve që vijnë me të ardhura mbi 640 milionë, lekë do ju pergjysmoje tarifat. Cmimin e dritave, do ta ulte me 300 lekë për litër, e te tjera e te tjera. Sllabod, mor vlla!
Tashti, te ma dali dikush, e t’me thote, qe programi i Shqupit e i sateliteve te shuar, qe i sillen verdalle, nuk eshte njesoj, çarap, si listat e kandidateve per deputet, qe kane paraqitur ne KQZ? Si mund te jete i besueshem programi ekonomik, kur qindra specialistet, me te cilet mburren, s’jane te afte, as te hartojne nje liste emerore te thjeshte, zyrtare? Si ka mundesi, qe kta fare ekspertesh, te dorezojne listen, me emra pa atesi, pa adresa, si papire Egjiptit, te demtuara nga shekujt? Buuu! Pune halldupash!
T’ju them te drejten, ndersa po shkruaja mbreme keto rreshta, po mendoja, se ndoshta e kam egzagjeruar, duke i karikatizuar ne kete menyre. Mirpo per fat, ne ndihme me erdhi, spektakli i djeshem tragji-komik, i Preshidentit. Kur pashe njerin prej trinjakve, te Triades se Antishtetit, qe po perdhunonte dhe turperonte, si shtaze e zgidhun, pa asnje lloj dorashke, institucionin e Larte te Presidentit, dilema mu shua, dhe e fjeta mendjen.
Befasia tjeter me te cilen u ndesha, ishte paraqitja ne vendim e krimit tribal, e trinjakut tjeter, Lulashit. Hall t’fort do t’kete pase qyqari, me kene aty, ne orar te gjumit te drekes! Kush do t’kete kene ai soj katallanit, qe ja ka mbledh ne ate fare feje, aq sa e ka ba me çu, prej dyshekut? /Ekskluzive.al