Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se një nënë e re e infektuar me koronavirus, i cila iu nënshtrua një ndërhyrje delikate ka arritur të shikojë për herë të parë foshnjën e saj.
Fabiola dhe Najla janë luftarake, edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, në përballjen e vështirë me #covid19.
Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj
#Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë