Brukseli zyrtar ka dhënë një paralajmërim për shtetet që kanë në plan të furnizohen me vaksinat ruse apo ato kineze, duke thënë se do të marrë masa të menjëhershme përkundrejt kujtdo brenda Unionit që del kundër kësaj direktive. Komisioni Europian në një deklaratë zyrtare ka specifikuar se shtetet që vaksinohen vetëm më dozat kineze dhe ato ruse mund t’u mbyllen kufijtë e shteteve të tjera të BE.
Kërcënimi justifikohet me faktin se autoritetet shëndetësore europiane ende nuk i kanë certifikuar këto vaksina, por realisht kuptohet se Brukseli tenton të ruajë unitetin gjeopolitik të perëndimit duke promovuar vaksinën britanike dhe ato amerikane.
Për pasojë Hungaria, Çekia dhe Serbia të cilat tashmë kanë filluar administrimin e vaksinave të lindjes mund të vuajnë sanksione dhe pasoja, të cilat vijnë në një kohë që këto shtete kanë pasur edhe përplasje politike me bllokun për shkaqe të tjera.
Pas këtij paralajmërimi, duket i matur vendimi i qeverisë shqiptare për të mos importuar vaksina nga lindja pa u qartësuar qëndrimi i Europës zyrtare në lidhje me to.