Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Korça ku tregon rikonstruksionin e ‘Mësonjëtores së Parë Shqipe’, e shndërruar në Muze Arsimi.
Rama thotë se sot Mësonjëtorja shkëlqen me praninë e saj në zemër të Korçës.
Sipas tij, godina më parë ishte një dëshmi e rrënimit që lanë pas ata që duan të rikthehen në 25 prill, duke thumbuar opozitën.
“Mësonjëtorja e Parë Shqipe ishte një prej mijëra dëshmive të rrënimit që lanë pas ata që duan të rikthehen në 25 prill
Sot ajo shkëlqen me praninë e saj në zemrën e Korçës së rilindur
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.