Ndërkohë që vendi ‘zien’nga situata parazgjedhore, presidenti Ilir Meta duket se gjen kohë mjaftueshëm dhe për tu argëtuar.
Në një video të publikuar nga një tifoz i ‘çmendur’ i skuadrës së Tiranës, shihet si kreu i vendit është shtruar me birra ndërsa festojnë fitoren.
Kjo nuk është hera e parë që Meta ‘kapet’ duke pirë, madje dhe në gjendje të dehur ndërsa nuk merr parasysh as masat anti-Covid.
Kujtojmë që më herët presidenti Meta është shfaqur i dehur dhe në Kamëz gjatë një takimi me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Video e publikuar në 29 tetor të vitit 2020 tregonte kreun e shtetit në gjendje të dehur duke përplasur tavolinën me duar dhe duke kënduar nën shoqërinë e një të dënuari për vrasje.
Meta është shfaqur i dehur dhe në studio televizive, ku mund të kujtojmë këtu emisionin “Opinion” po në tetor të vitit 2020.
Kjo tregon se Meta nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me alkoolin, ose ndoshta është një mënyrë për të shkarkuar gjithë stresin e tij.
Mbrëmjen e djeshme ai u përplas me dhe policinë bashkiake në zyrat e FRD ku me këmbë e duar Meta ulëriste “Dilni përjashta! Rrihni njerëzit këtu. Do ju çoj në burg me duart e mia”./cna