Vjen reagimi i mbrojtësit të shoqeve Ilir Metës vjen pas një bashkëbisedimi për shtyp të Ramës dhe ministres së Shëndetësisë, ku një reportere nga ata që mbushin rrugët dhe telehalet dhe emërohen gazetar, ka qenë pa maskë ngjitur me zotin Rama dhe për këtë Rama i ka kërkuar të shkojë të vëjë maskën, duke e prekur dhe me dorë.
Ky gjest e ka shqetësuar dhunusin e policiëve, boksierin Ilr Meta pa harruar dhe dhunimin e Gridës me mikrofon duke folur dhhe duke harrur thirrjet prej të çmenduri, o b**q**a do i’u arrestoj me dorën time dhe kapjet për fyti si i çmenduri pa mjekim.
“Dënoj me ashpërsi dhunën e papranueshme fizike të ushtruar sot nga kryeministri ende në detyrë ndaj gazetares së nderuar të televizionit “Fax News”, znj.Edona Haklaj.
Përdorja e forcës mbi një reportere në krye të detyrës, mbi të gjitha një vajze të re, me pretekstin e mosmbajtjes së maskës antiCOVID, është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale, për më tepër kur akti i dhunës ushtrohet publikisht nga kryetari i Këshillit të Ministrave.
Ky sulm i dënueshëm, që vjen pak ditë pas linçimit publik të znj.Grida Duma, është vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit e bullizmit konstant, që prej vitesh ushtrohet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura në vend, por dhe ndaj femrave e grave shqiptare, që në të kaluarën e kanë denoncuar dhunën ndaj tyre të këtij individi” – shkruan Meta.
Meta shkruan se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut si dhe çeljen e negociatave për integrimint në BE.
Ai u bën thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave të regojnë fuqimisht për rastin e sotëm.
“Duke theksuar se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, u bëj thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit, si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave, të reagojnë fuqimisht edhe ndaj këtij rasti të përsëritur. Shpreh solidaritetin tim të plotë me gazetaren Edona Haklaj, televizionin “Fax News” dhe të gjithë kolegët e saj të pavarur e kurajozë, të cilët i inkurajoj për të vijuar pa u trembur, misionin fisnik të informimit publik” – mbyll lehjen Meta. /Ekskluzive.al