Ilir Meta është kthyer përfundimisht në një figurë qesharake, pas shpërthimit skizofren të së premtes, kur nga president i Republikës, u shfaq si roje godine i Sali Shehut.
Meta shkoi urgjentisht në godinën e FRD-së, pasi e mori Sali Shehu në telefon, i cili iu ankua se policia po e nxirrte nga zyrat.
Rasti i së premtes ka krijuar precedent.
Këtë të shtunë p.sh, pas një aksidenti në Mamurras, edhe një drejtues mjeti ka kërkuar praninë e Ilir Metës, pasi nuk kishte besim tek policia dhe ekspertët.
“Pa ardhur Ilir Meta këtu nuk lëviz vendit, vetëm ai e zgjidh këtë punë”, mësohet se ka thënë drejtuesi i mjetit.
Nuk është çudi tani, që pas çdo konflikti me policinë, të thërrasin Ilir Metën.