Të premten do të mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e mirë e jep kryeministri Edi Rama.
Ai shton se menjëherë me mbërritjen e këtyre dozave, mbi 38 mijë të tilla, do të nisë vaksinimi i mësuesve.
“Pasnesër mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.
Dozat e AstraZeneca vijnë përmes sistemit Covax. Më herë, kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi është në kohë që të mbyllet vaksinimi i popullsisë për 14 muaj.
Përveç vaksinave AstraZeneca, në Shqipëri kanë ardhur edhe dozat Pfizer. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë kryer 21,613 vaksinime.