Një porosi kontraverse drejtuar nxënësve shqiptarë është përhapur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, e cila u kërkon nënave që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë në mbrëmjen e maturës.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Koha në Maqedoni, e cila në numrin e sotëm e ka trajtuar gjërësisht këtë çështje.
Në kopertinën e kësaj gazete, lidhur me lajmin, shkruhet:
Nëpër dru, shtylla betoni dhe vende të ngjashme publike, fanatikët kanë vendosur afishe ku u kërkohet nënave që të mos lejojnë vajzat dhe djemtë të shkojnë në mbrëmjet e maturës.”
Në letër shkruhet se prindi e dërgon vajzën/djalin e tij në duart e shejtanit dhe punëtorëve të tij, pasi matura qenka nata ku bëhet imoraliteti.
Porosia u dërgohet nënave shqiptare, pasi këto afishe gjenden vetëm në gjuhën shqipe dhe vetëm në vendbanimet shqiptare të kryeqytetit.