Përleshjet në Liverpul, para ndeshjes së djeshme, kishin si protagonistë negativë tifozët e Romës dhe kjo ngjarje mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë klubit italian.
UEFA ka bërë të ditur se po pret një raport të kompletuar për gjithçka që ka ndodhur jashtë stadiumit “Anfield”, para se të marrë një vendim. “UEFA është në pritje të raporteve të plota para se të vendosë për ndëshkime disiplinore’, – shkruhet në në komunikatën e UEFA-s, që më pas vazhdon:
“Jemi të shokuar nga sulmet dhe përleshjet para ndeshjes mes Liverpulit dhe Romës. Lutjet tona shkojnë për viktimën e agresionit dhe familjen e tij. Autorët e këtij sulmi nuk kanë vend në futboll dhe kjo çështje do të trajtohet me shumë seriozitet. Masat do të jenë të ashpra”. Roma rrezikon kështu të dënohet nga UEFA për shkak të sjelljes së tifozëve të saj në Angli.