Pak ore pasi prestigjozja amerikane “Mother Jones” publikoi investigimin ku zbulohej lobimi i LSI dhe lidhjet me Rusine, ka reaguar zyra e shtypit te LSI-se.
Ajo ka sulmuar median prestigjoze amerikane si media te kapur nga Edi Rama, njelloj sic thote dhe per mediat ne Shqiperi.
“Lidhur me mashtrimet e MotherJones, Zyra e Shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim sqaron sa më poshtë:
Artikulli i MotherJones është manipulim, mashtrim, pa fakte dhe i shtrembëruar. Përgjigjet e LSI nuk u pasqyruan në këtë artikull. Zyra e Shtypit e LSI u kontaktua disa ditë më parë nga gazetarja e MotherJones. Disponojmë emailet dhe të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, të cilat po i vëmë në dispozicion të opinionit publik. MotherJones ose FatherSoros nuk i pasqyroi këto përgjigje në artikull. Shtrojmë Pyetjen: Përse ka frikë MotherJones nga përgjigjet e LSI-së? Sa herë ka komunikuar MotherJones me Endri Fugën?
MotherJones tregoi që paguhet me paratë e drogës dhe krimit të organizuar të Edi Ramës. Ky artikull i MotherJones nuk mund ta fshehë dot dështimin e Edi Ramës sot në Gjermani.
Zyra e Shtypit e LSI bën të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të hedhë në gjyq MotherJones për shpifje.”, thuhet ne deklaraten e LSI-se.