Auron Tare u zgjodh kryetar i Këshillit Shkencor dhe Teknik të Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s. Votimi i zhvilluar në Paris ishte unanim, pa asnjë votë kundër, në prani dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Pasurive Botërore të UNESCO-s. Ky pozicion i lartë 4-vjeçar mbahet për herë të parë nga një shqiptar dhe vjen si rezultat i angazhimit të gjatë të Auron Tares në kërkimet e zbulimet e anijeve të mbytura historike.