Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët e Beratit, për të folur për temat aktuale, problemet dhe programet që pritet të investohen në Berat.
Krah tij shfaqet edhe Nasip Naço, ish-deputeti i LSI-së, i cili iu bashkua PS-së.
“Brenda gjysmës së muajit mars do të mbyllim vaksinimin e mjekëve. Nga ana tjetër ne patëm goditjen e madhe të tërmetit, që ishte një goditje që i la të gjjithë pa cati, ishte goditje për të gjithë vendin. Duke e bërë këtë mandat të dytë, mandat karakteri, për të dëshmuar forcën e karakterit, për tu ngritur më të fortë.
Sic po dalim më të fortë në procesin e rindërtimit, do të dalim më të fortë nga kjo fazë pandemie. Është fantastike që njerëzit këtu kanë vazhduar të punojnë, dhe të ndërtojnë”, u shpreh Rama nga Berati.