osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Llalla, Lulo, Xhoxhaj dhe “djegurit” e tjerë të Vettingut të kthejnë paratë, tu konfiskohen pronat dhe të kompensohen viktimat e sistemit të Drejtësisë

Llalla, Lulo, Xhoxhaj  dhe “djegurit” e tjerë të Vettingut të kthejnë paratë, tu konfiskohen pronat dhe të kompensohen viktimat e sistemit të Drejtësisë

Gjyqtarë dhe prokurorë me pasuri marramendëse, të krijuar në vetëm pak vite, janë munduar me shumë mënyra për ta justifikuar.

Disa deklarojnë se kanë dhurata nga prindërit, ndonëse vetë janë bërë gjyshër, dhe prindërit kanë qënë copë- copë si të gjithë shqiptarët. Me një fjalë pa “brekë në bythë.”

Ndoshta janë dhe sot, pavarësisht se bijve apo bijave të tyre gjyshër e gjyshe për vete tashmë u kanë dhuruar “shpirtin”.

Me para të fituara në kooperativë bujqësore apo fermë, mekanikë apo çobanë, për pjestarët e sistemit të drejtësisë nuk ka rëndësi se ku i kanë fituar paratë këta njerëz, rëndësi kanë që u kanë bërë dhurata, të firmosura shpeshherë dhe me gisht nga prindërit e tyre.

Janë justifikime të paqarta të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë deri më tani, për të treguar se nga kanë ardhur paratë dhe pronat dhe sa e si janë të ligjshme.

Pavarësisht se me gjithë këto “pirueta” dhe banalitete, pjesa më e madhe e tyre nuk arrijnë dot të justifikojnë pasuritë marramendëse, paratë dhe pronat të përfituara nga aleanca me krimin, ryshfetet dhe makinacionet e tjera të jashtëligjshme.

Aq sa kanë bërë lëmsh pronat, hipotekat dhe gjithçka në Shqipëri me një vendim gjykate, ku për një pronë të dalin 3-4 pronarë. Të gjithë me vendim gjykate në këto prona të mbivendosura.

Janë 17 gjyqtarë dhe prokurorë që dhanë dorëheqjen nga Vettingu, pra nga verifikimi i pasurisë dhe sjelljes profesionale të tyre.

Mes këtyre që dhanë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë është dhe kryeprokurori i Shqipërisë për pesë vite me radhë Adriatik Llalla.

Ky katundar nga Gramshi para 7-8 vitesh jetonte në Qytetin Studenti në një godinë modeste, godinën më të vjetër, atë 19. Pa pajisje komode dhe në vobektësi.

Vetëm disa vite më vonë Adriatik Llalla blen tokë, ullishta, bën vila dhe tjetëron prona. Kthehet në një biznesmen i vërtetë pronash të patundshme, blij lirë dhe shit shtrenjtë.

Duke përfituar 5-fish dhe 20-fish vlerë monetare nga prona të blera lirë dhe të shitura shtrenjtë madje pas një jave.

Madje ka shtëpi-vilë në Tiranë, në Gramsh, në bregdet por dhe në Këln të Gjermanisë, ndërkohë që familja e tij noton në luks dhe lëviz me mjete luksoze.

Të gjitha këto makinacione me pronat, dhe pasuritë e tjera Adriatik Llalla i ka bërë në kohën kur ka qënë kreu i Inspektoratit të Deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë së Zyrtarëve të lartë dhe Kryeprokuror i Republikës.

Pavarësisht se Llalla dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë që të mos preket nga Vettingu, ai tashmë është në ndjekje penale. Ka bërë pasuri marramendëse.

Po kështu dhe prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë nga Kushtetuersja tek Gjykata e lartë, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë. Pasuria e tyre duhet të kalojë në verifikim.

Shtuar këtu dhe të “djegurit” nga Vettingu, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, apo e sigurta e djegur po anëtare e Kushtetueses Altina Goxhaj, prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë që nuk justifikojnë pasurinë janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Thjeshtë dhe vetëm nuk kanë justifikuar pasurinë.

Por a do mbetet me kaq reagimi i organeve ligjzbatuese?!

Puna e parë është se duhet të japin llogari penalisht për abuzim me detyrën, duke bërë aleancë me krimin dhe trafikantët në këmbim të ryshfetit dhe pagesave dhe nga krimi.

Por ajo që është më e rëndësishme është se që nga Llalla, Lulo, Xhoxhaj dhe të gjithë të tjerët që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vettingut sepse nuk justifikonin pasurinë apo që janë “djegur” nga Vettingu për pasurinë e pajustifikuar, duhet të kthejnë paratë në arkën e shtetit.

Sa më shpet që të jetë e mundur dhe aq më mirë. Në mënyrë që të marrin vesh të gjithë prokurorët e gjyqtarët, që nëse vjedh, abuzon dhe bën pakt me krimin në kurriz të qytetarëve dhe të pafajshme përkundrejt shpërblimit në para, përpos largimit nga sistemi i drejtësisë, përpos dënimit penal që meriton sipas ligjit, duket të konfiskohen pasurinë dhe paratë e fituara nga abuzimi dhe të kthehen në arkën e shtetit.

Jo se ia kanë vjedhur shtetit, por nuk janë paratë e tyre, janë para të vëna nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe duhet të përdoren për qytetarët shqiptarë.

Qoftë dhe për rehabilitimin e viktimave të këtij sistemi drejtësie. Që nuk janë pak./Pamfleti.com