Situata e covid duket se i ka goditur rëndë financat e shqiptarëve. Por edhe pse pandemia është “kryefjala” dhe kryeshqetësimi i botës për momentin, për qytetarët shqiptarë duket se më të rënda janë pasojat e covid.
Sipas sondazhit të gjigantin botëror IPSOS për Top Channel, 41% e shqiptarëve janë të shqetësuar për krizën ekonomike që po kalon vendi. 36% e të anketuarve kanë shqetësim papunësinë, ndërsa 22% janë të shqetësuar nga pandemia.
Shëndetësia dhe korrupsioni janë një tjetër shqetësim i madh për shqiptarët, por vetëm 2% mendojnë se problemi është keqqeverisja.
Pagat e ulëta, arsimi, infrastruktura dhe emigrimi i të rinjve janë pjesë e probelemeve që shqetësojnë shqiptarët gjithashtu. Ndërsa 15% e të anketuarve përmendën “probleme të tjera” dhe 5% e tyre refuzuan të përgjigjen.
Analisti Agron Gjekmarkaj deklaroi se shifra vetëm 2% që shënjestron si problem “keqqeverisjen” është nonsens.
Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS në një lidhje me skype në “Open” në lidhje me këtë sondazh tha se keqqeverisja nuk është zgjedhur direkt, pasi nuk është konsideruar një nga tre problemet e para.
“Kontradikta është vetëm në pamje të parë, pyetjet ishin spontane dhe këto janë problematikat që vijnë menjëherë në mendje, pra janë problematikat e para dhe ndër të tjera mund të jepeshin vetëm 3 përgjigje.
Sigurisht që 3 problemet e para janë cituar nga përqindjet që keni parë. Keqqeverisja nuk ka qenë, nuk është konsideruar një nga tre problemet e para”, tha ai.