osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Europa po ri-industrializohet, po Shqipëria?!

Europa po ri-industrializohet, po Shqipëria?!

Kriza e shkaktuar nga Covid – 19 nxorri zbuluar një të dhënë që deri më tani kishte kaluar në heshtje. Atë që Europa nuk ishte e përgatitur për të përballuar epidemi të tilla. Befas u konstatua se në vendet e Bashkimit Europian nuk ekzistonte asnjë fabrikë për prodhimin e maskave. Dikur kishte pasur disa të tilla, por ato ishin çvendosur të gjitha në Kinë apo Indi. Dhe tani 375 milionë banorët e Europës prisnin me sytë nga Kina se kur ajo do i furnizonte me këto maska mbrojtëse.

Publiku u revoltua, shtypi i shkruar dhe masmedia elektronike nisën një fushatë kundër establishmentit që i kishte lënë qytetarët e saj të pambrojtur. Me këtë rast u hapën edhe « qitapet » e vjetra. U soll në kujtesë se Europa sot nuk prodhonte më asnjë telefon G3, të njohur si telefonat inteligjentë ose smartfona. U vu në dukje se jo më shumë se 15 vjet më parë Europa ishte nga të parat që prodhonte telefona mobilë, ose të lëvizshëm, saqë furnizonte me to dhe botën. Finlandezja Nokia, gjermani Siemens, suedezi Erikson dhe francezi Alkatel konkurronin me njëri tjetrin se kush do të zaptonte tregun ndërkombëtar. Por pak nga pak edhe këto uzina që përdornin një teknologji avangardiste për kohën u mbyllën ose u shpërngulën jashtë vendeve europiane. Vendin e tyre e zuri trusti i superfuqishëm elektronik koreano-jugor « Samsung » dhe I-Phonët e projektuar në Amerikë dhe prodhuar në Kinë ! Europa e humbi garën në kalimin nga telefonat G2 në telefonat G3 të çiftëzuar me internetin.

Vala e kritikave ndaj paaftësisë së Europës për të ecur në një hap me kombet dhe kontinentet e tjera shpërtheu përsëri para pak ditësh kur tre sonda hapësinore, një amerikane, një kineze dhe një e Emirateve të Bashkuara Arabe, u ulën brenda një jave në planetin Mars.

U kujtua me këtë rast se po mbushen 25 vjet që Europa planifikon të nisë në hapësirë gjeolokatorin e saj Galileo, që do konkurronte me GPS-in amerikan, Glonas-tin rus dhe kinezin Beidu. Por edhe këtu fiasko totale.

Zyrtarët dhe qeveritarët europianë u justifikuan duke thënë se Europa prodhon sot pothuajse avionin më të mirë supersonik në botë, i njohur si Airbus. Një bashkëpunim ky franko-gjermano- britanik. Që po konkurron denjësisht Boeing-un e famshëm amerikan. Pa folur këtu për industrinë gjermane të prodhimit të veturave. Por shtypi ngriti pyetjen edhe sa kohë do të jetë konkurrues në tregun botëror ky avion i sofistikuar ?! Dhe kujtuan me këtë rast aferën e blerjes nga Kina të një numri të konsiderueshëm Airbus-ësh nga Franca. Shifra e ofruar nga kinezët kapte në atë kohë shumën e 50 miliardë eurove ! Presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak e quajti këtë shitje si « marrëveshjen e shekullit ». Por kjo aferë e e shekullit kishte një « yçkël » nga pas. Në aneksin e kontratës së nënshkruar, ose prapa liste, siç do ta quante Lipe Shtogu, ishte nënvizuar se kjo marrëveshje ishte e vlefshme vetëm nëse Airbus-i do të ndërtonte një linjë të prodhimit të këtyre avionëve me të njëjtën teknologji edhe në Kinë !

Dhe sot Kina prodhon avionët e vet modernë dhe në një të ardhme të afërt pritet të konkurrojë edhe Europën, edhe Amerikën në këtë fushë.

Por kohët dhe mentalitetet duket se kanë filluar të ndryshojnë. Sot në Europë po flitet për rikthimin dhe rilokalizimin e atyre mijëra uzinave dhe fabrikave që gjatë 30 viteve të fundit e transferuan prodhimin dhe teknologjinë drejt vendeve me treg të madh, por me kosto tejet të ulët të krahut të punës.

Europa duhet të reindustrializohet, – po përsërisin pa pushim tani drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian. Franca që ishte njëra nga vendet që e pësoi më së shumti nga globalizmi, po studion tani mundësinë e ndryshimit 180 gradë të kësaj politike.

« Unë i besoj Francës së uzinave » – u shpreh pak kohë më parë, ministri i saj i ekonomisë dhe financave, Bruno Le Maire. Industria, nënvizon ai, jo vetëm që hap vënde të reja pune dhe fuqizon forcën e njê shteti, por ajo rrit edhe pasurinë kombëtare. Kemi ndarë 1 miliard euro për të nxitur kthimin e uzinave dhe fabrikave në Francë dhe për të ngritur të reja, – njoftoi ai pak ditë më parë publikun vendas.

Po pak ditë më parë edhe kryeministri shqiptar shpalosi objektivat kryesore ekonomike të qeverisë së tij gjatë mandatit të tretë. Do të ndërtojmë rrugë të reja, porte detare, aeroporte dhe hekurudha, – u shpreh kryetari i qeverisë. Shumë bukur. Por që të realizohen të gjitha këto objektiva duhet një buxhet i stërmadh. Dhe Shqipërisë një buxhet i tillë i mungon.

Në ekonominë klasike bëhet një ndarje e qartë ndërmjet veprimtarive që fuqizojnë buxhetin e shtetit, pra që fusin para në arkë – me ato që e zbrasin arkën.

Pyetja shtrohet : Në kushtet në të cilat gjendet Shqipëria sot, duke pasur parasysh edhe borxhin e rënduar së tepërmi edhe nga tërmeti dhe pandemia, a duhet t’i japim përparësi projekteve ekonomike që marrin para nga buxheti i shtetit apo atyre që fusin para në arkën e tij ?!

Përgjigjen e dha indirekt ministri francez i ekonomisë. Që do të thotë se edhe Shqipëria e ka nevojë urgjente ngritjen apo ringritjen e fabrikave dhe të ndërmarrjeve të nxjerra jashtë qarkullimit. Që të rrisë GDP-në , të punësojë njerëzit, të pakësojë borxhin, të rrisë nivelin e jetesës, të ndryshojë raportin e import – eksporteve etj etj.

Vendi sot ka ngelur pa uzina, pa fabrika, pa kombinate. Por Shqipërisë nuk i mungon tradita në këtë fushë. Gjatë viteve të diktaturës në vend funksiononin më shumë se 400 fabrika dhe uzina. Pa llogaritur këtu edhe disa kombinate. Disa prej të cilave si uzina e autotraktorëve në Tiranë, ajo e telave të bakrit në Shkodër, superfosfati në Laç, azoti në Fier apo uzina e instrumentave të precizionit në Korçë – punonin me një teknologji të përparuar për kohën.

Por në vitet ’90 situata ishte krejtësisht e dalë jashtë kontrollit. Ekonomia pothuajse ishte paralizuar. Shqipëria i ngjante një lokomotive që gulçonte. Herë merrte hov të nisej, dhe herë ngecte në vend. Ndryshimet politike në vend kërkonin domosdoshmërisht të shoqëroheshin edhe me ndryshime të thella ekonomike.

Pyetja shtrohej se çfarë duhej bërë me këtë « lokomotivë » ?! Të çohej për skrap apo të riparohej dhe mirëmbahej derisa vendin e saj ta zinte një makinë e re moderne, e siguruar ndofta nga ndonjë çek i bardhë ?! Me fjalë të tjera a nuk do të ishte më mirë që kjo “lokomotivë” të vihej në “shinat” e ekonomisë së tregut, sesa të lihej të shkatërrohej totalisht ?!

Por që ekonomia shqiptare të kalonte nga ajo e centralizuar në atë të tregut, nevojitej një « makinist » i aftë.

Gjatë viteve 1970 në kinematë e Tiranës shfaqej filmi i huaj « Rrethi ». Gjatë një episodi, njëra nga personazhet e dramës i tha shemrës, që i kishte rrëmbyer burrin se : « Unë i besova atij, se ai më premtoi se do më çonte në parajsë » ! « Dhe a të çoi ?! » – e pyeti tjetra gjithë djallëzi. « Asnjë shpresë. Ai nuk e di rrugën për atje » – ishte përgjigja fshikulluese e gruas së braktisur.

Dhe duket se edhe ata, që gjatë viteve 1991-1992 i premtuan shqiptarëve parajsën, nën thirrjen « Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa », nuk e dinin rrugën për atje. Madje ndonjë kishte harruar edhe shtegun e dhive !

Reindustrializimi i Shqipërisë mund të fillojë në një mënyrë të thjeshtë dhe pa shumë pretendime. Duke filluar nga më të thjeshtat deri te ato më komplekse. Në këtë rast na vjen në ndihmë eksperienca e pakët e fillimeve të kapitalizmit në kohën e Zogut. Gjithë ekonomia e asaj kohe ishte përqëndruar në prodhimin dhe përpunimin e materialeve të para të vendit. Megjithëse kur fitoi pavarësinë, Shqipëria ishte tejet e prapambetur, në atë kohë u ngritën disa fabrika mielli, sapuni, përpunimit të lëkurëve, të duhanit etj. Por ato pak fabrika punësonin mjaft njerëz të cilët mbanin familjet me bukë pa pasur nevojë të merrnin të gjithë rrugët e kurbetit. Njëkohësisht derdhnin edhe para në buxhetin e shtetit në formë aksizash, TVSH, tatim mbi fitimin etj etj.

Më pas në kohën e ekonomisë së planifikuar socialiste në këtë fushë u krye një kapërcim i dukshëm sa sasior aq edhe cilësor.

Megjithatë Shqipëria sot nuk ka më nevojë për projekte faraonike si ai i Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Enver Hoxha në këtë ide, që i kushtoi jo pak Shqipërisë, ndoqi shembullin e Stalinit, i cili në vitet ’30 të shekullit të kaluar nxiti dhe vuri në jetë industrializimin e sforcuar dhe me ritme të shpejta të Bashkimit Sovjetik. Dhe kjo strategji i doli për « hajër ». Fuqizimi i paparë nga ana industriale i mundësoi Stalinit përballimin dhe mposhtjen e agresionit hitlerian. Tanket, aeroplanët, topat dhe armatimet e pafundme që dilnin nga uzinat e ndryshme në Bashkimin Sovjetik të asaj kohe, thyen keqas makinën luftarake naziste. Pa mohuar këtu edhe ndihmën materiale që ofruan edhe Çurçilli dhe Ruzvelti.

Po ku Rusia, ku Shqipëria!

Ndërkohë që Europa dhe Amerika e kanë vënë si detyrë urgjente dhe parësore re-industrializimin, a nuk do të ishte mirë që kjo strategji të aplikohej edhe në Shqipëri?! Infrastruktura është tejet e domosdoshme në zhvillimin e një vendi, por ajo vjen gjithmonë pas veprimtarisë prodhuese. Ose në rastin më të mirë krah për krah me të.

A mos vallë meqë në epokën komuniste u ndërtuan shumë fabrika dhe uzina, së bashku me disa kombinate, a do të thotë kjo që meqë sot jemi në demokraci dhe në ekonominë e tregut, nuk duhet të ndërtojmë më nga ato?!

I takon shtetit të nxisë, të projektojë, të investojë dhe të ecë në rrugën e ri-industrializimit të vendit.

Pêrgatitur për “TemA” nga Viron Gjymshana