Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë 65-vjeçari, duke humbur jetën i plagosuri që u gjet afër Piramidës me dy plumba.
Nga informacionet e para mësohet se personi është qëlluar me armë zjarri silenciator. Personi ishte duke ecur në këmbë, ndërkohë që atentatorët dyshohet se mund të kenë qenë me makinë. Ai ka marrë dy plumba në trup
Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i sotëm në Tiranë. Mësohet se viktima i cili u ekzekutua në mes të Tiranës, është Behar Sofia, i njohur si ‘Padrino i drogës”. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.
Aty ka qenë edhe Behar ose Fatmir Sofia, që disa herë bizneseve të tij, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më i është vënë lëndë eksplozive,