Avokati Spartak Ngjela dhe gazetari Bledian Koka janë përplasur lidhur me debatin e bujshëm mes e Ilir Metës me Ardian Dvoranit
Bledian Koka: Kush ia tha amerikanëve që ka patur një konflikt mes presidentit dhe Ardian Dvoranit dhe Dvorani është në anën e duhur të historisë.
Spartak Ngjela: Noc Rroku jua tha. Ore jeni në terezi
Bledian Koka: Pikërisht pra! Noc Rroku, për atë po flasim!
Spartak Ngjela: Ore CIA është prezente në Shqipëri, di edhe çfarë ha bukë ti. Mua më tregon ti, jam profesionist. Cia është në Shqipëri zotëri, present. Kot nuk lëvizin. Rrini, ulni kokën po të them, ul kokën rri rehat aty! Antiamerikan nuk dalin kudo…
Më tej debati vijon
Spartak Ngjela: Në qoftë se keni prova, dërgojuani me shkrim. Nuk bëhen këto në emisione televizive
Bledian Koka: Ne po citojmë fakte të institucioneve shtetërore, në qoftë se ato nuk vlejnë pastaj…
Spartak Ngjela: Nuk të ndërpreva! Dëgjo! Në s’të pëlqen ha gjuhën me dhëmbë! Dërgojani me shkrim, por po gënjyet, mbani përgjegjësi!