Kryeministri Edi Rama ka nisur nga Gjermania turin për të bindur vendet e BE për hapjen e negociatave. Rama ka zhvilluar mesditën e sotme në Berlin një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Takimi mes Merkel dhe Ramës ka zgjatur për rreth 90 minuta, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë progresi i Shqipërisë dhe rekomandimi i KE për hapjen e negociatave.
Para takimit në një konferencë për mediat, Merkel ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria, ndërsa vendimi i Berlinit për negociatat do të jetë në javët në vazhdim.
Një ditë më parë Rama takoi në Tiranë presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili u shpreh se është optimist për vendimmarrjen e qeverisë së vendeve anëtare të BE dhe Parlamentit Europian në muajin qershor.
Rama është pritur në hyrje të Bundestagut nga Presidentit i Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble, ndërsa pritet të takohet dhe me kancelaren Angela Merkel, në kuadër të negociatave me BE.
“Në Bundestag me Presidentin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble”, shkruan Rama në ‘Facebook’, shoqëruar me video.