Nënkryetari i Partisë Demokratike Paloku ëhtë munduar për të ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi Partia Socialiste ka marrë vendimin për të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.
Paloka tha se Rama është i vemti 57 vjeçar që nuk ka asnjë shok as nga rinia e as nga fëmijëria, ndërsa shtoi se ai ka qenë i vemtuar gjithmonë.
“Është i vetmi, jo në politikë, është i vetmi që është 57 vjeç dhe nuk ka asnjë shok, as nga rinia, as nga fëmijëria. I vetmuar ka qenë gjithmonë ai”, tha Paloka.
Por në fjalën e tij ka ndërhyrë analisti Lorenc Vangjeli, i cili it ha Palokës se sipas listës së partive me të cilat PD ka bërë koalicion, kryedemokrati Basha nuk është në shoqëri të mirë.
“Jo, mo jo. Shikoj listën dhe s’më duket se Basha është në shoqëri të mirë”, tha Vangjeli.