Tre protestues nga rradhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) janë arrestuar nga policia dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Shkodër. Përveç Besjan Zaja, Ergys Ivzikut, në polici është arrestuar edhe Arvit Bushati, ky i fundit kryetar i FRPD-së.
Ata protestuan para Gjykatës së Apelit Shkodër ku 4 nga 11 kuksianët mbetën në burg, vendim ky i dhënë nga gjykata e këtij rrethi.
Sipas policisë dyshohen se kanë prishur qetësinë publike dhe kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme si dhe janë autor të hedhjes së tymueseve dhe shashkave.
Kuksianët protestuan më 31 mars kundër taksës 10 Euro të vendosur nga qeveria shqiptare për të kaluar Rrugën e Kombit. Ata dogjën pikat e sporteleve si dhe shkatërruan çdogjë që gjetën rreth e rrotull.