osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama, rikthim te Merkel 4 vjet pasi u gatua vettingu: ç’ndodhi në këtë kohë dhe si parashikohet verdikti i kancelares

Rama, rikthim te Merkel 4 vjet pasi u gatua vettingu: ç’ndodhi në këtë kohë dhe si parashikohet verdikti i kancelares

Edi Rama  është në Gjermani, në takimin e dytë të rëndësishëm pas atij të 4 vjetëve më parë kur u ftua sefte nga Angela Merkel, fill pas marrjes së pushtetit. Takim, ku siç e ka deklaruar vetë edhe Kryeministri shqiptar, i është drejtuar pyetja e famshme nga kancelarja gjermane: “a mendoni ju se drejtësia juaj është një sistem që garanton standardet e Bashkimit Europian?” Është mu kjo pyetje retorike, plot mesazhe brenda e Merkelit, betonimi i bindjes së Ramës për t’ia behur me një reformë – tronditëse – në drejtësi. Kjo ndodhi fiks në prillin e vitit 2014.

Në takimin Merkel-Rama u vendos që Gjermania ta mbështesë ekonomikisht, politikisht dhe me ekspertizë shkrimin e reformës, zbatimin e saj dhe procesin e instalimit të institucioneve të reja të drejtësisë, pasuar nga BE dhe SHBA, investuesit më të mëdhenj të saj.

Por ç’ka ndodhur prej asaj kohe e këtej?

Edi Rama dhe Angela Merkel janë takuar thuajse çdo vit, madje edhe nga dy herë. Në verën 2015-ës, kancelarja gjermane erdhi vetë për vizitë në Tiranë. Dhe pikërisht pas asaj vizite, gjërat në Shqipëri nuk janë si më parë. Në të, Merkel shmangu Ilir Metën që ishte kryetar Kuvendi, akt që i morr si mesazh i një përplasjeje frontale për reformën në drejtësi.

Edi Rama, i cili ishte angazhuar para kancelares se do të reformonte drejtësinë, në fund të vitit 2015 dhe më pas në 2016-n u tha ndërkombëtarëve se vetë ishte i pafuqishëm që të shtynte përpara reformën, ndaj kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve.

Gjermania, me anë të shefit të Euralius-it, Reinhard Deville hartoi të gjithë procesin e draftit ligjor të drejtësisë së re, kurse OBDAT-i amerikan u morr kryesisht me institucionet e reja si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale.

Por nuk kaloi shumë dhe nga opozita u sulmuar egërsisht kreu i Euralius-it, pra i dërguari i Merkelit në Tiranë, i cili u cilësua edhe “manipulues” i tekstit për në komisionin e Venecias.

Në korrikun e vitit 2016, ndërkohë që Donald Lu nga Tirana i çoi mesazh çdo deputeti shqiptar për të miratuar reformën në drejtësi, Angela Merkel i telefonoi Lulzim Bashës që të votojë ndryshimet kushtetuese, të cilat më në fund u votuan. Dhe që prej korrikut 2016, jemi sot dy vjet më pas kur vettingu sapo ka filluar. Një proces që padyshim të gjithë e kishin imagjinuar se do të ishte i vështirë, por jo që të zgjaste kaq shumë.

Edi Rama është takuar me kancelaren gjermane më 28 nëntor të 2016-ës, pikërisht ditën e Festës Kombëtare të Shqipërisë, ku Merkel deklaroi se “e rëndësishme është që reforma në drejtësi të ketë vazhdimësi të qëndrueshme”. Ishte koha e ndryshimeve të mëdha në SHBA dhe kulmit të influencës ruse në Ballkan.

Në fillimin e 2017-ës ndodhi gjëma në Shkup dhe çadra në Tiranë. Pikërisht në këtë kohë Edi Rama viziton Berlinin ku nuk takon Merkelin por numrin dy të qeverisë, Steinmeier, sot President i Republikës gjermane. Pas kthimit nga Gjermania kryeministri shqiptar thërret Saimir Tahirin dhe i komunikon shkarkimin.

Pikërisht pas këtij veprimi, Meta së bashku me Berishën e Bashën nisin bombardimin për të rrëzuar kryeministrin para zgjedhjeve.

Merkel dërgon në Tiranë zv.kancelarin e ri, Sigmar Gabriel, i cili në mesin e çadrës i bën të ditur Lulzim Bashës se nuk do ta mbështesë kush. Madje Merkel me një shpërfillje të qartë i dërgoi një mesazh të forte kreut demokrat në samitin e PPE-së në Maltë, duke u lënë i vetmuar vetëm me Nikolla Gruevskin në qoshe të platesë.

Ndodhën ata që ndodhën dhe në fund Edi Rama fitoi zgjedhjet e 25 qershorit duke marrë timonin vetëm.

Deri këtu ka pasur mbështetjen gjermane, kryesisht për vettingun, i cili ka ecur me hapin e breshkës. A do ta pranojë Angela këtë ritëm, për të cilin natyrisht ka qenë në dijeni hap pas hapi?

Sinjalet natyrisht që nuk kanë munguar për të analizuar temperaturën e marrëdhënieve Tiranë-Berlin.

Përveç qëndrimit të ambasadores gjermane, një mesazh i qartë ka qenë dërgimi sërish në Tiranë i ish-kreut të Euralius-it, Renhard Deville me një mission edhe më special: trajnimin e njerëzve që do të bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ok” për riardhjen e tij e dha natyrisht qeveria shqiptare. Por fakt është se as opozita nuk e sulmoi këtë herë njeriun që e kishte bërë helaq kur ishte në krye të Euralius-it. Duket se e kanë marrë mesazhin e fortë të këtij veprimi dhe se nuk mund të bëhet shaka me qeverinë gjermane.

Megjithatë, sërish mund të themi se qëndrimi i Merkel-it ende nuk mund të quhet i ditur, pasi kancelarja përdor burime nga më të fortat për të marrë informacion për Shqipërinë.

Një fakt mund të analizohet ama: nëse Gjermania e ka nisur vetëm së bashku me Ramën vettingun dhe reformën në drejtësi, duke e mbështetur 3D, pra politkisht, financiarisht dhe me ekspertizë, nuk mund ta lërë në mes tani që më në fund filloi.

Sinjal i qartë për këtë është natyrisht hapja e negociatave me BE-në. Ndryshe, nëse do të thotë Merkel “Jo”, është e qartë se gjithë ai investim për vettingun do të vejë në lumë.

Berlini nuk është nga ata që i nis gjërat dhe i lë në mes të rrugës… /tesheshi.com/