Kreshnik Spahiu ka kujtuar sot momentin kyç që e bëri të largohej nga politika. Para 4 vitesh ai nuk ka mundur të sigurojë një pakt me kryetarin e Partisë Demokratike dhe menjëherë pas dështimit të negociatave është shfaqur në studion e Arian Çanit, ‘Zonë e lirë’ duke dhënë dorëheqjen përfundimisht nga politika shqiptare.
“Çadra ishte një kurth për shqiptarët dhe për opozitën, ka thënë Spahiu duke shtuar se Republika e re bëri pazar me atë të vjetrën”,
Sot Spahiu shkruan se bëhen 4 vite nga ‘Çadra e lirisë’. Ai ka publikuar foton montazh para çadrës ku shfaqet kryedemokrati Basha dhe Kryeministri Edi Rama duke u përqafuar.
Spahiu shkruan se tradhtia ka një emër.