Një 24-vjeçar nga Dibra i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni ka rënë në prangat e policisë.
Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Torinos/Itali, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Interpol Roma e kishte shpallur atë në kërkim ndërkombëtar, gjë e cila ka vënë në lëvizje Interpol Tiranën.
Arrestimi i tij është bërë në Maqellarë, Dibër, ku edhe banonte.
Njoftimi i Policisë:
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/ Itali
Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, kanë zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.