Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sonte në mbrëmje sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit.
Sondazhi i tretë vjen 65 ditë para zgjedhjeve dhe po transmetohet në emisionin “Repolitix” të drejtuar nga gazetari Denis Minga.
Sondazhi do të përqëndrohet mbi zhvillimet politike si të mazhorancës ashtu dhe të opozitës.
Ç’mendojnë shqiptarët për punën e kryeministrit Rama në këtë mandat të dytë, në përballimin e sfidave të post tërmetit apo dhe të pandemisë.
Si ka ndryshuar qëndrimi i qytetarëve për kreun e mazhorancës në krahasim me dy sondazhet e para.
Instituti Piepoli për herë të parë sjell shpërndarjen e mandateve për 4 qarqet më të rëndësishme të vendit. Bëhet fjalë për qarkun e Tiranës, qarkun e Durrësit, qarkun e Elbasanit dhe qarkun e Shkodrës.
Qytetarët shqiptarë të pyetur se si e gjykojnë qeverinë Rama në këtë mandat të dytë?
63% e shqiptarëve notë pozitive mandatit të dytë të Ramës, 37% e konsiderojnë negativ.
Gjithashtu edhe me mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vend deri më tani nga qeveria Rama, qytetarët e cilësojnë pozitive, konkretisht 50 % vlerësojnë menaxhimin e qeverisë, 38% kundër masave të marra
Në përgjithësi si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat të dytë?
Sipas sondazhit të realizuar nga Piepoli, 16 % e qytetarëve të përfshirë e cilësojnë të shkëlqyeshëm mandatin e dytë të qeverisë Rama.
Ndërkohë pjesa më e madhe, më konkretisht 33% e vlerësojnë mirë, 14% mjaftueshëm ndërsa 18 % e konsiderojnë të dobët.
Gjithashtu një pjesë e mirë e qytetarëve, 19% e cilësojnë të keq 4-vjeçarin e dytë të qeverisë socialiste.
Lidhur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vend deri më tani nga qeveria Rama, qytetarët e cilësojnë pozitive, konkretisht 50 % vlerësojnë menaxhimin e qeverisë, 38% kundër masave të marra.
20% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Piepolit, e konsiderojnë shumë pozitivisht ndërsa 30% votojnë mjaftueshëm pozitivisht.
12% e qytetarëve janë neutralë, pra as pozitivisht dhe as negativisht, 11 % e tyre votojnë mjaftueshëm negativisht si dhe 27% shumë negativisht. Ndërkohë në sondazhin e dytë të zhvilluar nga Piepoli, 31% e qytetarëve e cilësuan shumë pozitive, 22% pozitivisht dhe 29% shumë negativisht.