osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do veprojnë SPAK dhe KQZ ndaj Ilir Metës?!

A do veprojnë SPAK dhe KQZ ndaj Ilir Metës?!

Gazeta një ditë më parë publikoi një video në të cilën shihet me zë dhe figurë as më pak dhe as më shumë por Presidenti i Republikës Ilir Meta duke bërë fushatë në praninë e 30 personave.

Diskutohej me të mdhe për “referendumin e 25 prillit” siç i pëlqen ta quajë Ilir Meta ditën e zgjedhjeve, por dhe një referendum tjetër më pas, për zgjedhjen e një presidenti mbarëshqiptar nga populli.

Duke “zbuluar” në këtë mënyrë dhe autorin e vërtetë të idesë së Kushtetutës së re, që deklaroi Lulzim Basha dy ditë më parë, sipas të cilit do ta bënte me ardhjen në pushtet. Dhe që shefi i departamentit juridik të PD, Çlirim Gjata saktësoi dhe pikat që do ndryshohen mes të tjerave, për të zgjedhur presidentin direkt nga populli.

Teksa Meta vërtitej nën avujt e rakisë së fortë të Vranishtit të Vlorës, duke e shoqëruar me mish keci të pjekur, dëgjonte një nga të pranishmit në krah të tij që zotohej se tërë shpenzimet e referendumit do mbuloheshin me paratë e tij. Zotim i madhe, çka tregon se ky njeri ka lekë.

Meta e mbështeti atë, duke deklaruar se nuk duhet të ketë askush frikë nga kjo qeveri, ndërsa vijoi më pas të konsumonte raki e mish në tavolinën kryesore të mbushur plot me të pranishëm. Mes të cilëve kishte dhe njerëz që vinin nga bota e krimit.

“Kjo video eshte bere ne nje lokal ne Vranisht para pak diteve. Presidenti shkoi atje per te ngrene nja dy kecer i rrethuar nga ca kecer qe duan ta bejne president te Shqiperise se Madhe.

Meta ka dalë para disa ditësh të bëjë fushatë për LSI-në në Vranishtë të Vlorës, duke shkelur çdo masë kundër Covid, dhe duke ia shtruar me mish e raki.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, në krah ka pasur personazhe të dyshimtë.

Njeri prej tyre eshte ne krahun e djathte te Metes dhe quhet Bardhosh Micaj. Ky, ne zgjedhjet e parafundit lokale ishte mbeshtetesi Nr 1 i Fred Bejlerit.

Eshte i filmuar bashke me te ne nje aktivitet te “Agimit te Arte” ne Athine, parti jashtë ligjit në Greqi kjo tashmë, dhe ne prag te zgjedhjeve kontigjentit te PD ne Vranisht ju shperndau nga 50 euro pasi po te fitonte Bejleri, djali i Bardhoshit do behej zv.kryetar i Bashkise se Himares.

Sa turp per nje president qe ne njeren ane atakon Ramen per shitje te detit dhe vet ulet me perfaqesues te Agimit te Arte ne Vranisht, qe nuk jane vetem llumi i Vranishtit, por i gjithe Lumit te Vlores”, shkruan personi që dërgoi videon në gazetën “TemA”!

Vetëvetiu të lind pyetja, nëse i gjurmon drejtësia, më saktë SPAK, këto takime në skuta të Presidentit të Republikës me njerëz të dyshimtë, a shoqërohet nga Garda apo lëviz me makina private dhe kush e financon lëvizjen e Metës në këto zgëqe për të bërë fushatë për LSI?!

Për më tepër, pse KQZ s’ka ende një vendim për gjobitjen e Ilir Metës që ka dalë në fushatë për LSI, duke takuar në ambiente të mbyllura njerëz pa maska, duke filluar nga vetë ai i pari.

Jo se do të ndikonte dopak në pakësimin e pasurisë së Metës me këtë gjobë 50 milionë lekëshe, por do të vepronte me të njejtin standard si me politikanët e tjerë. Fakti është me zë dhe figurë, vetëm pak vullnet mungon. Ndoshta dhe mund të jenë duke përgatitur letrat!