osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

INVESTIGIMI/ “El Chapo” shqiptar dhe lidhjet me Narcos: Brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

INVESTIGIMI/ “El Chapo” shqiptar dhe lidhjet me Narcos: Brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

“Kompania Bello” është grupimi i parë kompleks i organizatave kriminale shqiptare të trafikut të drogës; një biznes me xhiro vjetore prej qindra milionë eurosh, i shtrirë në Amerikën e Jugut, Europë dhe Ballkan.

Nga Elton Qyno

Në orët e para të mëngjesit të 15 shtatorit, qindra oficerë policie – përfshirë skuadra të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, me asistencën e Europol dhe Eurojust, zhvilluan bastisje të koordinuara në 10 vende të ndryshme në Europë dhe në Lindjen e Mesme, duke arrestuar 20 të dyshuar, pjesë e një rrjeti kriminal shqiptar të njohur si “Kompania Bello”.

Sipas Europolit, ky rrjet ishte një sindikatë kriminale profesioniste dhe konsiderohet një nga organizatat më aktive të trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

“Për shumë vite, trafikantët ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga grosistët dhe grupet kriminale që e shpërndajnë drogën në rrugë,” tha Europol nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Në këtë rast, ky grup kriminal shqiptar që është nën hetim, e përmbysi këtë model dhe kontrollonte të gjithë zinxhirin – nga sigurimi i dërgesave të mëdha nga Amerika e Jugut e deri në shpërndarjen e saj në Europë,” shtoi agjencia ligjzbatuese europiane.

Operacioni policor i koduar ‘Los Blancos” erdhi pas një hetimi 5-vjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Firences, i mbështetur mbi një grup hetimor të përbashkët italiano- holandez dhe konsiderohet si hetimi më kompleks dhe afatgjatë i ndërmarrë ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqiptar.

Sipas vendimit të Gjykatës së Firences për masat e arrestit dhe sekuestrot preventive të lëshuara kundër të dyshuarve – një kopje e të cilës është siguruar nga BIRN, ky kartel kriminal i cili përbëhej nga disa organizata shqiptare të përfshira në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, drejtohej nga Dritan Rexhepi, një 40 vjeçar me origjinë nga Vlora, i burgosur në Ekuador prej vitit 2014.

“Rexhepi ka krijuar një kartel shqiptar të narkotrafikut, markën e tij të quajtur “Bello”, i të cilit është kapo i padiskutueshëm, duke disponuar sasi të pafundme kokaine, që e blen drejtpërdrejt, bashkërisht ose nëpërmjet partnerëve të tij amerikano- jugorë të organizatave ‘Narcos’ të pranishme në Ekuador,” shkruhet në procedimin penal të Prokurorisë së Firences.

“Kjo strukturë kriminale është në gjendje ta shpërndajë kokainën në të gjithë Europën dhe në mënyrë të veçantë në Itali, si dhe ka degë në të gjithë Europën dhe Shqipëri, që i përgjigjen Rexhepit edhe për ndërmarrjen e krimeve të rënda si vrasja,” shton prokuroria italiane.

Përveç Rexhepit, prokuroria italiane ka ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të drogës si dhe krijim e pjesëmarrje në organizata kriminale për 33 të dyshuar, pjesa më e madhe shtetas shqiptarë me banim në Holandë dhe Itali.

Përpara operacionit Los Blancos, 84 anëtarë të dyshuar të kartelit kriminal janë arrestuar gjatë 5 viteve të fundit në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

“’Kompania Bello’ është një bashkim operatorësh kriminalë, të cilët kanë detyra të qarta dhe fitime të veçuara nga njëri-tjetri,” shpjegoi një prokuror shqiptar që ka marrë pjesë në operacionin Los Blancos.

“Sigurisht që përbën rrezik për rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri, pasi kemi të bëjmë me një bashkim operatorësh me potencial të madh kriminal dhe ekonomik,” shtoi prokurori, i cili foli në kushtet e anonimatit.

‘El Chapo’ shqiptar

Dritan Rexhepi, i cili përdor gjithashtu edhe emrin Gramoz ka një karrierë të gjatë kriminale në Shqipëri dhe Europë. Ai akuzohet se e filloi karrierën kriminale si vrasës me pagesë dhe është dënuar më 25 vjet burg nga Gjykata për Krime të Rënda për vrasjen e dy personave në Krujë në vitin 1998– përfshirë një oficer policie. Rexhepi është dënuar gjithashtu për trafik kokaine në Itali dhe grabitje me dhunë në Belgjikë.

Përtej listës së gjatë të krimeve të rënda për të cilën akuzohet, Rexhepi ka krijuar një reputacion ‘legjendar’ në botën e nëndheshme të krimit për faktin se është arratisur më shumë herë nga burgu se Juaqim ‘El Chapo’ Guzman, kreu famëkeq i kartelit të drogës së Sinaloas në Meksikë.

Pasi është ndaluar nga policia në vitin 2006, ai u arratis nga paraburgimi i Komisariatit të Policisë së Durrësit, duke shfrytëzuar një moment pauze gjatë marrjes në pyetje nga prokurori – kohë gjatë së cilës, dera e dhomës së shoqërimit ishte e hapur. Rexhepi raportohet të ketë dalë në korridor dhe t’i ketë thënë policit roje “mbarova punë”, duke u arratisur me duar në xhepa.

Arben Frashëri, një nga ish-drejtuesit e policisë shqiptare që ka marrë në pyetje Dritan Rexhepin pas arrestimit të tij në vitin 2006, pohon se trafikanti shqiptar pwrfitoi nga mungesa e sigurisë kur ofiicerët në policinë e Durrësit po përgatiteshin që t’i bënin foto me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit në media.

“Pikërisht në këtë moment, Dritan Rexhepi ka shfrytëzuar një pakujdesi dhe është larguar nga ambientet e policisë,” tha Frashëri.

Pas arratisjes së parë Rexhepi u arrestua në vitin 2008 në Holandë dhe u ekstradua në Itali për të vuajtur dënimin për trafik kokaine. Në vitin 2011, ai arratis nga burgu i Voghera-s në Pavia së bashku me dy të burgosur të tjerë, duke përdorur një limë për të prerë hekurat dhe çarçafët e burgut si litar. Në të njëjtin vit, ai arrestua në Spanjë dhe u ekstradua në Belgjikë, por edhe atje u arratis nga burgu në Antwerp.

Në qershor 2014, Rexhepi u arrestua përsëri në Quito të Ekuadorit si pjesë e një operacioni të policisë vendore, ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë. Në Ekuador, ai është dënuar me 13 vite burg, dënim që po e vuan në burgun e sigurisë së lartë në Latacunga.

Megjithëse ndodhet në burg, Rexhepi ka disa kërkesa nga Interpoli për ekstradimin e tij në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë. Përveç trafikut të drogës, ai akuzohet nga autoritet shqiptare se ka urdhëruar dhe orkestruar nga burgu në shkurt 2020, pengmarrjen në Kamëz dhe më pas zhdukjen e 49-vjeçarit Jan Prenga.

Prokuroria Italiane e akuzon gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën edhe dy vrasje të tjera gjatë kohës që ka qenë në burg – një në Ekuador dhe një në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetarin veteran të kronikës, Artan Hoxha në shkurt 2020, Rexhepi i mohoi akuzat se ishte përfshirë në pengmarrjen e Prengës dhe në vrasje me pagesë. Ai kujtoi se ne vitin 2005 ishte regjistruar në Universitetin e Tiranës për të studiuar si jurist dhe se është detyruar të përfshihet në trafikun e drogës për të mbijetuar, pas akuzave për vrasje dhe arratisjes nga paraburgimi.

“Kisha dy rrugë, t’i dorëzohesha një sistemi të padrejtë dhe të kalbur në Shqipëri që do më çonte në burgim të përjetshëm apo të kërkoja një mundësi të dytë për të bërë diçka tjetër me jetën time,” tha Rexhepi në intervistë.

“Për këtë shkak u futa në trafikun e drogës,” shtoi ai.

Organizimi i kartelit

Nga qelia e tij në Eduador në fillim të marsit 2016, Dritan Rexhepi po negocionte shitjen e një sasie prej 300 kilogramësh kokainë me përfaqësuesin e tij të besuar në Europë, Jorin Llambro – i cili njihej gjithashtu me nofkën ‘qorri’ ose ‘Montecarlo’ dhe banonte mes Shqipërisë dhe Holandës.

Organizata e tij kriminale përdorte disa logo për t’i shenjuar pakot e kokainës që trafikonte nga Ekuadori në Europë, përfshirë Audi, RS6 dhe Bello.

Në një bisedë të përgjuar nga prokuroria italiane, Rexhepi e pyet Llambron se çfarë logo duhej t’u kërkonte kolumbianëve që të shtypnin mbi kokainë dhe ky i fundit sugjeron C.B, – iniciale të “Kompanisë Bello”, duke shtuar se ata duhej të jepnin sinjalin se kjo ishte ‘marka e tyre e fabrikës’.

“Duhet të hyjmë me emrin tonë në treg, pasi nuk njihet shumë mirë,” shkruan Llambro.

I entuziazmuar, Rexhepi iu përgjigj se marka e tyre do të ishte ‘Bello”, e cila që nga ajo ditë ka shenjuar të gjithë spedicionet e kokainës së trafikantit shqiptar nga Amerika Jugore drejt Europës.

Sipas hetimeve të prokurorisë së Firences, e ashtuquajtura “Kompania Bello” ishte një kartel i përbërë nga organizata kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës, i themeluar të paktën që nga viti 2014 në një vend të papërcaktuar dhe që operonte në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.

Ky kartel përbëhej nga 14 organizata kriminale, të cilat kanë krijuar një strukturë organizimi të nivelit superior – një lloj federate të krimit transnacional, e cila ka qëllim të përfitojë dhe të ndajë shërbime të përbashkëta, që mundësojnë trafikimin dhe shpërndarjen e drogës dhe forcimin e entiteteve përbërëse.

“Qëllimi i tyre ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja në mënyrë eksponenciale e fitimeve të anëtare të federuar,” shkruan Prokuroria e Firences në kërkesën për masat e sigurisë kundër pjesëtarëve të kartelit.

Federata u mundësonte këtyre organizatave kriminale importimin dhe shitjen e sasive të mëdha të drogës nga Amerika Jugore në portet holandeze dhe belge në Europë, nëpërmjet një raporti të privilegjuar me prodhuesit amerikano- jugorë të kokainës.

Përveç organizatës së Rexhepit, organizata të tjera themeluese të kartelit janë edhe dy grupe kriminale të rëndësishme shqiptare, të udhëhequr nga dy persona të paidentifikuar, të njohur nga prokuroria e Firences si Gimi dhe Reti.

Me qendër në Holandë, grupi kriminal i drejtuar nga Reti është ndërmjetës i trafikut të drogës midis grupit të Rexhepit dhe organizatave të tjera kriminale shqiptare të nivelit më të ulët, të përfshira në shpërndarjen e drogës në Europë. Ndërkohë, grupi kriminal i Gimit, që është gjithashtu themelues i kartelit “Kompania Bello”, ka lidhje direkte me importues të tjerë shqiptarë kokaine nga Amerika Jugore.

Një tjetër grup i rëndësishëm kriminal i identifikuar nga hetimit është dhe ai vëllezërve Gerti dhe Edmond Marku, të cilët edhe pse të federuar në kartel nëpërmjet Retit dhe të furnizuar me drogë gjithashtu nga Gimi, janë grosistë të mëdhenj të trafikimit të drogës nga Holanda drejt Italisë, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Europës.

Një rol të rëndësishëm në këtë kartel kishte dhe grupi kriminal i udhëhequr nga Eldi Dizdarit – i arrestuar si pjesë e operacionit “Los Blancos” në Dubai, i specializuar në nxjerrjen e sasive të mëdha të drogës nga portet holandeze.

“Ky është numri një,” shkruan Jorin Llambro në një bisedë me Dritan Rexhepin të përgjuar nga policia italiane. “Ky në një rast ka nxjerrë 4 tonelata,” shton ai, duke iu referuar kokainës.

Një tjetër grup i spikatur i kartelit ishte ai i drejtuar nga Gentjan Manaj, i cili u arrestua në Shqipëri si pjesë e operacionit “Los Blancos” dhe që merrej me menaxhimin dhe transferimin e parave midis grupeve të ndryshme kriminale që përbënin “Kompaninë Bello”.

Karteli mundësonte depozitimin dhe ruajtjen e sasive të mëdha drogës në baza të fshehta në Holandë dhe Belgjikë, si dhe shpërndarjen e saj sipas kërkesave të organizatave pjesëmarrëse.

Ky rrjet kriminal kishte ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët amerikano- jugorë, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me kokainë për tregun europian.

Gjithashtu, ‘Kompania Bello’ kishte siguruar pakte dhe akorde midis organizatave kriminale shqiptare, për shkëmbimin ose ndarjen e korrierëve për trafikun e drogës mes Holandës dhe Italisë, si dhe në rekrutimin e shoferëve dhe korrierëve.

Këto organizata bashkëpunonin edhe përsa i përket shkëmbimit të informacioneve mbi hetimet dhe çështjet gjyqësore që preknin anëtarët, si dhe përdornin e një rrjeti komunikimi të kriptuar dhe kode të përbashkëta – me anë të të cilave bëheshin marrëveshje dhe shkëmbeheshin ide për aktiviteteve kriminale.

Karteli u mundësonte anëtarëve që të bënin pagesa në para në vende të ndryshme nga ku transferohej droga, nëpërmjet rrjeteve klandestine të pastrimit të parave. Gjithashtu, organizatat kriminale shqiptare ndanin një rrjet të përbashkët korrupsioni të zyrtarëve publikë të ngarkuar me kontrollin e ngarkesave në porte, në fazat e ndryshme të transportit të kokainës nga Amerika Jugore në Europë.

Prokuroi shqiptar që foli në kushtet e anonimatit i tha BIRN se ‘Kompania Bello’ kishte një hirearki solide dhe drejtuesit e kartelit, rekrutonin në Hollandë dhe Itali anëtarë me prejardhje nga Shqipëria, të cilëve u besonin punë të rëmdomta – zakonisht për ruajtjen e subtancave narkotike në Amsterdam, nga ku më pas kokaina shpërndahej në tregun Italian.

“Udhëheqësit dhe promotorët e organizatës, falë kapacitetit të tyre operativ dhe kërcënues, impononin paktin e heshtjes në rast se ndonjë nga bashkëpuntorët arrestohej,” tha prokurori.

“E në rast se ky pakt i pashkruar nuk respektohej, vinin pasojat e rënda, duke u hakmarrë kundër familjarëve në Hollandë, Itali apo në Shqipëri,” shtoi ai.

Lidhjet me Narcos

Sipas prokurorëve italianë, organizata kriminale e themeluar nga Dritan Rexhepi ishte më e shtrira gjeografikisht dhe më e rëndësishmja në të gjithë panoramën e trafikantëve shqiptarë të drogës që kanë qenë subjekt i hetimit 5-vjeçar.

Rexhepi kishte një marrëdhënie të privilegjuar me kartelet kolumbiane të prodhimit të kokainës nëpërmjet trafikantit ekuadorian, Cezar Emilio Montenegro Castillo – i njohur gjithashtu si ‘Don Monti’, i cili është kreu i trafikantëve ekuadorianë të lidhur me kartelin kolumbian “Norte dell Valle” dhe kartelin meksikan të drogës së Sinaloas.

Karteli kolumbian ‘Norte dell Valle’ është një organizatë kriminale e nivelit superior që operon nga rajonin Valle della Cuca të Kolumbisë, me qendër në qytetin bregdetar të Buenaventuras. Ky kartel u rrit në rëndësi nga fundi i viteve ’90, pas fragmentimit të karteleve të Calit dhe Medelin në Kolumbi.

Ndërkohë, karteli meksikan i Sinaloas me qendër në qytetin Culiacan të Meksikës, është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, e udhëhequr për një kohë të gjatë deri në arrestimin dhe ekstradimin e tij në SHBA nga Juaqim Guzman Loeira, i njohur me nofkën ‘ El Chapo’.

Nëpërmjet një vartësi të tij të identifikuar me emrin Diomar dhe që përdor kodin e komunikimit Antrax, Montenegro Castillo organizonte dhe promovonte trafikimin dhe eksportimin e kokainës drejt Europës në sasi mbi 1 ton, duke e fshehur në anije që mbajnë kontejnerë dhe bëjnë linjën Guyaquil – Europë, drejt porteve të Holandës dhe Belgjikës.

“Në kontakt direkt me Rexhepin për importin drejt Europës të ngarkesave me kokainë sipas rregullave të mirëpërcaktuara – sipas të cilave çdo spedicion realizohet me modalitetin 50 me 50, [ekuadorianët] për çdo ngarkesë që i japin shqiptarëve, shtojnë edhe një ngarkesë të barabartë për llogari të tyre, e cila i besohet grupeve kriminale në Holandë për shpërndarje,” shkruan Prokuroria e Firences.

Sipas prokurorëve italianë, Rexhepi ka arritur të sigurojë kredit dhe besim tek narkotrafikantët amerikano- jugorë, jo vetëm për potencialin e tij të madh në trafikun e drogës, por edhe për faktin se kishte arritur të konkurronte organizatat kriminale kineze në transferimin e parave të drogës.

Përgjithësisht, pagesa e kokainës drejt Amerikës Jugore nga Europa bëhet nëpërmjet organizatave kriminale kineze kundrejt tarifave të caktuara. Kriminelët i dorëzojnë paratë cash për të paguar kokainën në Holandë dhe Angli dhe kjo sasi parash u paguhet trafikantëve në Amerikën Jugore nga persona të lidhur me krimin kinez – pa transferim fizik të parave nga Europa në Amerikë.

Rexhepi është përfshirë në këtë mekanizëm, duke u propozuar ekuadorianëve transferimin e parave me tarifa më të lira. Metoda e tij përfshinte transferimin fizik të parasë nëpërmjet korrierëve ose nëpërmjet transfertave të shumta, të realizuara nëpërmjet zyrave Western Union.

Madje në një rast, pas sinjalizimit të policisë italiane, një çifti korrierësh shqiptarë iu bllokua një sasi prej 350 mijë eurosh në aeroportin e Guayaquil-it në Ekuador.

“Curriculimi i Rexhepit tregon pa dyshim shtyrjen dhe kapacitetin e tij kriminal për të menaxhuar trafiqe të rëndësishme në nivel botëror dhe përfshirjen e tij të plotë në to, megjithë gjendjen e tij si i burgosur,” shkruan Prokuroria e Firences.

“Perandoria” e kokainës

Në janar 2017, Dritan Rexhepi në bashkëpunim me Montenegro Castillo dhe Diomar organizuan dërgesë droge me kontejner nga porti i Guayaquil në Ekuador në portin Antwerp në Holandë, ku 371 kilogramë nga ngarkesa i përkisnin trafikantit shqiptar.

Policia italiane, e cila ndërkohë po i përgjonte komunikimet e kriptuara me ‘chatt’ midis trafikantëve, njoftoi autoritetet gjyqësore ekuadoriane për të tentuar identifikimin e kontejnerit dhe ndalimin e ngarkesës së drogës.

Megjithë përpjekjet e autoriteteve portuale, kontejneri nuk u identifikua. Konfirmimi për kontrollet e policisë ekuadoriane jepet edhe nga mesazhet e shkëmbyera midis Rexhepit dhe Diomar. Ky i fundit, pas nisjes së anijes, i shkruan Rexhepit se megjithëse kishte pasur një risk të lartë që droga të zbulohej, tashmë malli ishte i sigurt.

“Mik, dikush ka informuar për ngarkesën dhe edhi një kapiten ‘bir kurve’ për të zbarkuar arkat,” i shkruan ai Rexhepit me 15 janar 2017. “Megjithatë, çdo gjë shkoi mirë, nuk panë asgjë dhe tashmë është nisur,” e qetësoi ai më tej.

Dy bashkëbiseduesit kënaqen me përfundimin me sukses të punës dhe mbi të ardhmen e trafikut të kokainës, pasi kjo dërgese ishte bërë për një grup të rëndësishëm trafikantësh shqiptarë, me anë të të cilëve ata synonin të hapnin një ‘kanal’ të tyrin drejt Europës.

“Shiko mik, në qoftëse na ecën mirë me ata njerëz, nuk do të kesh ku t’i fusësh paratë, më beso,” i shkruan Rexhepi.

Metoda e fshehjes së kokainës në kontejnerë nga grupi kriminal i Dritan Rexhepit njihet si “sistemi”. Ajo përfshinte hapjen e dyshemesë së kontejnerit, mbushjen me pako kokaine dhe shkumë izoluese të hapësirës boshe, rivendosjen e dyshemesë dhe saldimin e saj për të izoluar ngarkesën e paligjshme. Droga zakonisht rikuperohej pasi kompania importuese e mallit të ligjshëm që ngarkohej në kontejner, arrinte në destinacion dhe shkarkohej.

Një ditë më vonë, Dritan Rexhepi dhe Diomar bëjnë llogaritë. Nga biseda del që Rexhepi e kishte blerë kokainën me 4400 USD për kilogram dhe kostoja totale për 371 kilogramët e tij ishte 1,63 milionë USD, nga të cilat 1.2 milionë USD ishin parapaguar.

Sipas bisedave të tjera të përgjuara nga Prokuroria dhe policia italiane, për sasi më të mëdha se 500 kilogramë kokainë, çmimi i nisjes së kokainës nga Ekuadori arrinte në 6500 USD me “garancinë e shtetit” dhe 5500 pa garanci.

Pasi arrinte në Europë, çmimi me të cilën iu shitej grosistëve ishte midis 22 mijë eurove dhe 24 mijë eurove për kilogram. Vetëm sasia e dërguar nga Rexhepi prej 371 kilogramësh në janar 2017, do t’i siguronte atij një shumë prej 8 milionë eurosh.

Vlerësimi i të ardhurave nga trafiku i drogës është i vështirë, pasi nuk ekzistojnë statistika për ekonominë e nëndheshme.

Megjithatë, duke vlerësuar flukset mesatare të kokainës së identifikuar gjatë hetimeve, prokurorët italianë kanë bërë një vlerësim të pjesshëm për grupin e vëllezërve Marku dhe për organizatën e drejtuar nga Dritan Rexhepi – në mënyrë që të nxirrnin urdhrat e sekuestros preventive për asetet që dyshohet se kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal.

Përsa i përket vëllezërve Marku, duke u bazuar nga bllokimi në një rast në Holandë i 1.4 milionë eurove që i përkisnin xhiros për shitjet ditore të drogës, prokurorët e Firences vlerësojnë se ata qarkullonin të paktën 50 kilogramë në javë dhe arrinin një xhiro vjetore prej 70.2 milionë eurosh.

Në realitet, qarkullimi mund të jetë edhe më i madh, pasi në hetim theksohet se kishte ditë që i njëjti grup shiste deri në 50 kilogramë kokainë me 27,000 euro/kg.

“Duke qenë se hetimi ka fotografuar fenomenin kriminal që lidhet me vëllezërit Marku – nga viti 2014 deri në arrestimin e Gerti Markut në prill 2017, vlerësohet se organizata ka qenë aktive për të paktën 3 vjet,” thekson Prokuroria e Firences.

“Fitimi i përgjithshëm që mund të përllogaritet për kohën kur ekzistenca e grupit kriminal është monitoruar është 210 milionë euro,” shton prokuroria.

Ndërkohë, për grupin e Rexhepit, prokurorët italianë vlerësojnë se ai ka trafikuar të paktën 2368 kilogramë kokainë në vitin 2016 dhe 3654 kilogramë në vitin 2017, me një çmim mesatar shitjeje me shumicë prej 23,500 eurosh dhe një vlerë totale të ardhurash për dy vite prej 141 milionë eurosh.

Prokurori shqiptar i përshirë në operacionin Los Balncos të Europol i tha BIRN se shifra reale e drogës së trafikuara nga Rexhepi mund të jetë edhe më e madhe se sasia e indetifikuar nga kolegët e tij italianë, por theksoi se në këtë biznes ka dhe humbje shumë të mëdha dhe llogaria duhet të bëhet duke pasur parasysh edhe ato.

“Sa për shifrën reale të drogës, kjo besoj se mund të jetë më e madhe, duke llogaritur dhe sasitë e drogës që autoritet italaline nuk kanë mundur të bllokojnë dhe dokumentojnë,” tha magjistrati.

“Por në një biznes të tillë sigurisht që fitimet janë të mëdha, por llogaria duhet të bëhet duke pasur parasysh se dhe humbjet financiare janë shumë të mëdha,” përfundoi ai.