Ish-ministër i Shëndetësisë, Nard Ndoka, bën përgjegjës kryeministrin Rama për korrupsionin në shëndetësi. Ai ashtu si Saliu mashtron dhe bëhet qesharak duke treguar përrallën e babait se Spitalin Shqfqet Ndroqi e paska restauruar dhe modernizuar ky klloun.
Madje tregon se si një skaner nga disa që ka Spitali paska 12 vjet që qenka aty dhe është sjell po nga Nardi me kredin ausriake 7 milion euro. Eshtë faj i Ramës që nuk i dërgon për hetim se si dhe ku janë përdor parat e kesaj kredie që u mburr edhe Saliu para 2 ditësh në kohën kur Nardi ishte ministër spitali ishte një bordello infeksioni dhe pislliku.
Ja çfarë përrallis Nardi i ftuar në emisionin “Arena” ai i referohet eksperiençës së tij në krye të shëndetësisë kur thotë se një ministër nuk mund të bëjë korrupsion nëse nuk do kryeministri dhe ai dhe Saliu janë njerzit që kurrë nuk kanë bërë korrupsion.
Ai solli në vëmendje rastin e Presidentit të Guineas, Alpha Blond, i çili rrahu në shtator të 2020 ministrin e Punës për shkak se ky i fundit kishte vjedhur fondet për koronavirusin.
Nard Ndoka: Kemi një korrupsion shtetëror që fillon nga kryeministri, nga ministri i Shëndetësisë, nga drejtuesit spitalorë, që është pjesa më e madhe. Por kjo nuk perçeptohet te qytetari në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo është një plagë shumë e madhe, ky është korrupsioni që po nuk deshi kryeministri, ministri i Shëndetësisë nuk mund të bëjë korrupsion, është zinxhir i lidhur, e di nga eksperiença ime dhe 30 vjet pluralizëm që kemi ne. Ministrat e Shëndetësisë të Rilindjes të gjitha shërbimet e PPP i kanë dhënë me urdhër të kryeministrit Rama për ndere, për qoka kompanive që kanë qenë sponsorë të fushatës elektorale dhe ky është një problem më vete.
Janë 11 dosje që janë te SPAK, dhe SPAK-u ato duhet të hetojë korrupsionin galopant që ekziston te qeveria dhe Ministruia e Shëndetësisë. Ulemi te pjesa që perçeptohet te qytetari, se qytetari nuk e prek tenderin, tenderat e fshehta për pandeminë me disa fish më shumë se vlera reale, krim është të shpenzohen paratë në atë mënyrë në kohë pandemie. Ishte një vend që kryeministri i ra grusht ministrit të Shëndetësisë se kishte vjedhur në kohën e pandemisë. Kjo është pjesa që duhet të merret sistemi i drejtësisë. Pjesa që e shqetëson qytetarin është që shkon dhe gjen “Tiren” në sistem.
Kishte dhe në kohën kur kam qenë unë Ministër, zëdhënësen time te mediave e kam pasur gazetare te Filip Çakullit, e kam kontrolluar vetë sistemin përmes asaj gazetares. Nuk e kam nxjerrë unë mjekun në treg me i ra kush i del përpara por kam marrë masat e mia brenda sistemit, i kam thënë mjekut: Ti zotëri ke shkelur kodin, ligjin, 1,2,3,4,5. Te QSUT ke një spital modern me 5 kate që është bërë në kohën kur isha unë Ministër i Shëndetësisë, me Bankën Europiane për Zhvillim. Është bërë rikonstruksioni i Senatoriumit, ka 12 vjet ai skaner që punon që është vendosur në punë kur isha Ministër dhe me grantet e qeverisë austriake.