osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PSD “dhëmbë për dhëmbë” me akuzat e Yuri Kim: Askush nuk e pengon Tom Doshin të kandidojë në zgjedhje!

PSD “dhëmbë për dhëmbë” me akuzat e Yuri Kim: Askush nuk e pengon Tom Doshin të kandidojë në zgjedhje!

Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate, Ëngjëll Bejtja u shpreh se ligji vendas nuk e pengon Tom Doshin që të kandidojë në zgjedhje.

I ftuar në studion e lajmeve të “News24”, Bejtja u pyet për deklaratat e ambasadores Yuri Kim dhe tha se nuk dëshiron të thotë që e ardhura e SHBA-ve në Shqipëri, nuk ka të drejtë, por që Shqipëria bazohet në institucione.

Referuar kandidimit të Doshit, Bejtja tha se Tom Doshin nuk e pengon ligji vendas për të kandiduar. Ai shtoi më tej se në një vend, kur një person kërkon të dalë mbi institucionet, referuar ambasadores Kim, gjërat nuk janë mirë.

“E kam parë me një lloj simpatize angazhimin e ambasadores në jetën politike të vendit, si përfaqësuese e një miku të Shqipërisë. Jo në çdo rast duhet ndjekur rruga ekstra-ligjore.

Por, ne jemi të detyruar të respektojmë legjislacionin e vendit. Nuk dua të them që SHBA-ja apo ambasadorja nuk ka të drejtë për atë që ngre, por në këtë rast vendosin institucionin.

Kur në një vend personi është mbi institucionet, punët nuk janë mirë. Ligji vendas nuk e pengon zotin Doshi të kandidojë.

Ne jemi të detyruar të respektojmë vendimet e institucioneve të shtetit shqiptar. Përsa kohë ato e çertifikojnë zotin Doshi apo dikë tjetër, ku është problemi?”- tha Bejtja.